Shkruan: Ermira Selimi
Librin e Oliver Schmitt-it Skëndërbeu e kam pas lexuar kur isha gjimnaziste dhe ishte libri i vetëm që më ka rastisur ndonjëherë të më acarojë emocionalisht.
Çdo fjalë që autori ka shkruar ka provokuar dhe tani mundohet ta lustrojë se kinse qëllimi i tij nuk është propagandues. Profesori Blerim Latifi ishte në debat shumë transparent dhe i qartë duke u bazuar në faktet që janë nē atë libër, dhe në mënyrë mjaftë diplomatike po kërkonte llogari për pērbuzjen e heroit tonë kombëtar që ka shkruar apo te themi ka trilluar autori Austriak.
Ajo sjellja si një lloj servilizmi tē Nuri Bexhetit ishte qesharake se sa shumë e poshtronte vetën duke tentuar ta ndërpret Blerimin në debat për tu treguar para Oliverit se kinse unë jam pro teje jam më i mirë se BlerimiInferioriteti dhe servilizmi janë dy gjëra që ta ulin karakterin në zero.
Ermira Selimi
P.S. Historiani i njohur shqiptar Kristo Frashëri shkruan se Oliver Shmid e ka shpërfytyruar Skënderbeun (lexo: Kristo Frashëri: “Shpërfytyrimi i Skënderbeut”) Dardania Press.


