Plani fillestar i BE-së kishte qenë që kjo forcë të krijohej brenda dy vitesh, por iu nënshtrua një rishkrimi të shpejtë për të rritur fokusin në kërcënimin e Rusisë pasi Moska sulmoi Ukrainën.
Bashkimi Evropian ka miratuar një strategji të re të mbrojtjes, që synon rritjen e kapaciteteve të bllokut për të vepruar, përfshirë ngritjen e një force të reagimit të shpejtë prej 5000 trupash.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një takim të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të bllokut pranoi se kjo forcë është përgjigje ndaj rrethanave të krijuara pas agresionit rus në Ukrainë. “Nuk është përgjigja për luftën e Ukrainës, por është pjesë e përgjigjes”, ka thënë Borrell.


