in

Selimi përgëzon institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, si të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai në Facebook ka shkruar se në Kosovë ka prokurorë profesionalë, që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!”, është shprehur ministri Selimi.

Lini një Përgjigje

KFOR-i paralajmëron stërvitje me helikopterë në gjithë Kosovën

KDI: Aksioni i sotëm dëshmi që Kosova është thellë e zhytur në korrupsion