Kompania amerikane “Moderna” ka dhënë një lajm shumë shpresëdhënës lidhur me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Ajo ka njoftuar se efektiviteti i vaksinës së saj arrin 95%.
BE-ja, e cila tashmë ka rënë dakord me “Pfizer” dhe “BioNTech” për mbi 300,000,000 doza të vaksinës së tyre, ka qenë në bisedime me kompaninë “Moderna” që nga korriku, sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters.
Sipas një zyrtari të lartë që mori pjesë në bisedime, një marrëveshje midis BE dhe “Moderna”-s mund të arrihet në ditët në vijim.
Ai shtoi se diskutimet po përqendrohen në formulimin ligjor të kontratës kryesore. Sipas Reuters, çmimi i negociuar për vaksinën “Moderna” ishte nën 25 dollarë dhe jepet në dy doza.