Gjatë ditës së hënë IKSHPK ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 11 persona nga koronavirusi, e në mesin e tyre është edhe viktima e moshës 38-vjeçare. Bëhet fjalë për Valon Rrahimin nga qyteti i Podujevës, ndërkohë që katër ditë më parë ka humbur jetën edhe babai i tij, Isuf Rrahimi, që ishte po ashtu ishte pozitiv me COVID-19.