Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka bërë me dije Qeverisë shqiptare se është e gatshme të negociojë për t’i garantuar Shqipërisë vaksinën kundër COVID-19.
Reagimi vjen pas kritikave të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili një ditë më parë shprehu rezerva për Komisionin Evropian se ka lënë pas dorë vendet e Ballkanit Perëndimor për sa i takon vaksinës.
“Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19.