Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar statistikat e lëvizjes së çmimeve të prodhimeve bujqësore.
Nga statistikat e publikuara shihet që nga muaji korrik deri në shtator, çmimi i disa produkteve është rritur.
Çmimi i grurit për një kilogram ishte 18 centë në muajin korrik, ndërsa në shtator ishte rritur çmimi në 21 centë.
Kurse 30 copa vezë në korrik ishin 2 euro, në shtator ishin 2 euro e 10 centë.
Rritje të çmimit kanë pasur edhe patatet. Në korrik një kg ishte 31 centë kurse në shtator janë bërë 33 centë.
Sipas ASK-së në tremujorin e tretë të vitit 2020 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për ( 3.09%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (- 1.36%) në tremujorin e tretë të vitit 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rritje për (2.98%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.