in

Rreth 20 mijë persona të prekur me COVID-19 në Kosovë

Përhapja e virusit COVID-19 ka ndodhur me një shpejtësi goxha të madhe sidomos ditëve të fundit kur numri i të infektuarve ishte mbi 500, nga ata që ishin testuar. Ndonëse institucionet tona, MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike, vazhdimisht kanë bërë apele që të mbahet distanca sociale, të mbahet pastërtia dhe të bartet maska, nuk janë marrë me një seriozitet të madh nga një numër i banorëve të shtetit tonë. Prandaj që nga 13 marsi i këtij viti, kur edhe u shënuan rastet e para me COVID-19, në Kosovë janë testuar 94.456 persona të dyshimtë me këtë virus.

Nga testet e bëra, 19.842 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 prej tyre kanë vdekur.

Po ashtu janë shëruar 15.520 pacientë, por numri i rasteve aktive është ende i madh, 3.641 të tilla.

“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

Pasi që numri i të infektuarve është rritur, nga dita e hënë në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së virusit, të cilat përfshijnë kufizimin e orarit të punës për gastronominë e qendrat tregtare, orarin e qarkullimit për të moshuarit si dhe masa tjera.

 

Lini një Përgjigje

Trump apo Biden, cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve

Politico: Anglia në bllokimin e dytë njëmujor të koronavirusit