in

Rrëshqitje dheu në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha të shiut, në 24 orët e fundit, në një pjesë  autoudhës Vërmicë-Gjuricë ka pasur rrëshqitje të dheut.

 “Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vërmicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme. Ministria e Infrastrukturës ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Lini një Përgjigje

Situatë e rëndë në Gjakovë nga vërshimet

Vërshime në disa zona të Kosovës