in

Situatë e rëndë në Gjakovë nga vërshimet

Reshjet e mëdha të shiut dhe të borës, që ranë dje gjatë gjithë ditës dhe natës që kaloi, kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë anembanë Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në lagjen “Dardania” në qytetin e Gjakovës, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Madje nga reshjet e mëdha të shiut që ra pa ndërprerë edhe një veturë i është mbuluar nga uji.

Ndërkohë komuna ka njoftuar se deri më tani janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh-Bllokun e Ri me Shkugëzen, kemi bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjja Brekoc.

Komuna ka lutur qytetarët për kujdes ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të telefonojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente përmes numrit 112 në rast të vështirësive.

Ndërkaq, policia Rajonale e Gjakovës ka njoftuar se kanë pasur nevojë edhe pēr evakuim, disa rrugē janē tē mbyllura ndērsa numri i shtēpive tē pērmbytura ēshtē mjaft i madh. /Express/

Lini një Përgjigje

Moti për dy ditët e ardhshme

Rrëshqitje dheu në autoudhën “Ibrahim Rugova”