in

Vërshime në disa zona të Kosovës

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Kosovës e ka ngritur nivelin e gatishmërisë në nivel kombëtar.

Si pasojë e shiut që po bie pandërprerë, në 24 orët e fundit, në zona të ndryshme të vendit janë vërshuar disa shtëpi e prona.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë komunën e Malishevës, disa fshatra përreth saj, fshatin Poklek të Drenasit.

Qytetarët kanë raportuar për vërshime edhe në Rahovec dhe rrethinë.

Ndryshe, nga Komuna e Drenasit kanë bërë të ditur se ekipet emergjente janë në teren për t’i evituar problemet nga reshjet e shiut.

“Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se ekipet emergjente janë dal në teren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Duke e parë se gjendja nga vërshimet është e nderë, dhe duke e analizuar situatën në terren, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e ka ngritur nivelin e gatishmërisë në nivel kombëtar.

Komunat në bazë të kapaciteteve që kanë, kanë dalë në terren dhe po mundohen të intervenojnë në disa zona, ndërsa AME-ja është shprehur e gatshme për të përkrahur autoritetet komunale aty ku paraqitet nevoja.

Lini një Përgjigje

Rrëshqitje dheu në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Reshjet e shiut dhe të borës vështirësojnë qarkullimin në Kosovë