in

Rrëmbimi i anijës shqiptare nga piratët nigerianë

 

Anije e rrëmbyer mendohet se është në pronësi të një kompanie shqiptare ‘STEVIA’

Një anije është rrëmbyer nga disa piratë në Nigeri, e cila mendohet se është në pronësi të një kompanie shqiptare ‘STEVIA’. Mësohet se anija ka qenë me flamur të Kamerunit dhe jo shqiptar.

Nga autoritet shqiptare po pritet nëse pronari i anijes do të kontaktojë me ta. Deri më tani nuk ka asnjë kontakt, qoftë edhe me ambasadën.

Ngjarja ndodhiu të mërkurën, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë e ndërsa sot është konfirmuar kombësia e 6 personave të rrëmbyer. Mësohet se peng janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare ‘STEVIA’ , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Rrëmbimi i anijes në Nigeri, pengjet nuk janë keqtrajtuar

Të tjera detaje janë mësuar mbi ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të ekuipazhit të anijes STEVIA në ujërat e Nigerisë.

Nga burimet zbulohet se anija ka flamur kamerunas dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit. Pronari është shqiptar dhe anijen e ka blerë nga një armator bullgar në pranverën e këtij viti. Anija punon me çarterim për kompani të huaja tregtare.

Në rrugën e fundit ajo ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos.

Kur gjendej në radën e jashtme të këtij porti ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes. Janë 6 ukrainas dhe 2 shqiptarë. Piratët kërkojnë para që të lenë të lirë marinarët.

Burime nga kapitenaria e portit të Durrësit bëjnë me dije se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve.

Nga humane në kapitenari janë munduar të sigurojnë informacione lidhur me gjendjen e pengjeve dhe sipas tyre ata nuk janë keqtrajtuar nga pengmarrësit

Lini një Përgjigje

Frika nga mungesat e ushqimit dhe ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar- virusi jashtë kontrollit

Rusia mohon akuzat për sulm kibernetik ndaj qeverisë amerikane