Raftet në supermarkete mund të mbesin bosh para Krishtlindjeve, sepse porti i Dover tashmë është mbyllur dhe Franca ka ndaluar që kamionët nga Britania e Madhe të kalojnë kufirin e tyre.
Kryeministri britanik Boris Johnson thirri të hënën një takim të zyrave të urgjencës së qeverisë për të diskutuar trafikun ndërkombëtar, veçanërisht transportin e mallrave nga dhe nga MB, tha të dielën një zëdhënëse e qeverisë.
Të dielën, disa vende Evropiane mbyllën dyert e tyre për pasagjerët nga Britania pasi vendi shtrëngoi masat në Londër dhe Anglinë Jugore për të frenuar përhapjen e një lloji të ri të koronavirusit.Një zëdhënëse tha se kryeministri do të kryeson një takim urgjent për të diskutuar udhëtimet ndërkombëtare, dhe në veçanti trafikun e rregullt të mallrave nga dhe nga MB.Ministri Britanik i Transportit Grant Shapps në të njëjtën kohë u bëri thirrje bashkatdhetarëve, veçanërisht transportuesve, të mos udhëtojnë në portet në Kent në jug të Anglisë, duke paralajmëruar në Twitter se priten ndërprerje të konsiderueshme në zonë.
Në ndërkohë, në Ishull kishte panik që raftet në supermarkete do të mbesin bosh para Krishtlindjeve, sepse porti i Dover tashmë është mbyllur dhe Franca ka ndaluar që kamionët nga Britania e Madhe të kalojnë kufirin e tyre … Sidoqoftë, kamionët nga Franca lejohen të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar , por vlerësohet se numri do të jetë shumë i vogël sepse shoferët kanë frikë se mos ‘ngecin’ në ishull.Britanikët janë gjithashtu të shqetësuar për faktin se transporti i vaksinës Pfizer që mbërrin nga Belgjika do të jetë i vështirë.
Edhe pa dramën që rrethon llojin e ri të koronavirusit, britanikët janë milje larg nga një plan për të vaksinuar më shumë se një milion njerëz këtë vit.