in

Rrëfime të bujshme dhe ndryshe të Florim Ejupit

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga paslufta. Ai ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist ndaj një autobusi të “Nish Expressit”, i cili duke ardhur në Prishtinë u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001, me ç’rast u vranë 12 serbë dhe u plagosën 40 të tjerë.

Florim Ejupi për “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka treguar shumë ngjarje dhe bëma për të cilat ishte akuzuar nga gjykatat e UNMIK-ut dhe ato të EULEX-it, ka treguar për burgun, maltretimet, vuajtjet dhe për arratisjen nga kampi amerikan Bondsteel.

 “Akuzat ndaj meje ishin shumë të rënda. Maltretimet ishin të mëdha. Nuk kisha shumë zgjidhje. Si djalë i ri mendova ta provoj arratisjen dhe ika. Isha i sigurt se do më mbysnin…Kur jam larguar dera ka qenë e hapur dhe nuk kishte shumë siguri”, rrëfen Ejupi.

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga paslufta. Ai ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001. Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë. Të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK-ut në atë kohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit,

Tash Florim Ejupi është rreth 41-vjeçar dhe është i lindur në fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës

Pas arratisjes nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit ishte  arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 ai u lirua në mungesë të provave.

Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë vjetëve që kishte qëndruar në qeli.

Kolegji i Gjykatës Supreme, në përbërje të të cilit ishin tre gjykatës ndërkombëtarë dhe dy vendorë, ka urdhëruar lirimin e Florim Ejupit në mungesë provash.

“Kolegji i Gjyqtarëve nga Gjykate Supreme, i përbërë prej pesë gjykatësve – tre gjykatësve nga EULEX-i dhe dy gjykatësve vendorë – urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga Burgu i Dubravës, pasditen e datës 12 mars. Ai u lirua nga çdo akuzë në mungesë provash”, shkruhej në një komunikatë shtypi, të lëshuar nga EULEX-i në vitin 2009.

Një ditë pas lirimit nga burgu, Ejupi pati thënë se ndihej mirë që drejtësia është vënë në vend.

“Në Gjykatën Supreme më liruan nga të gjitha akuzat dhe unë jam i lirë tani. Gjithmonë e kam ditur që do të lirohem, pasi ai dënim ka qenë i padrejtë, me dëshmitarë të montuar dhe i gjithë rasti ka qenë i montuar”, kishte thënë ai.

Ejupi është i martuar dhe ka fëmijë derisa pas lirimit nga burgu kishte deklaruar se do të kërkonte kompensim për vitet e kaluara në qeli.

Ejupi ishte dënuar për 11 vrasje, dhjetëra të plagosur, për terrorizëm, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, diskriminim racial dhe mbajtje të paligjshme të eksplozivit.

Florimi ishte arrestuar edhe në vitin 2014 pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmeti, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

Florim Ejupi ishte liruar nga akuza për vrasje të dyfishtë duke u lënë i lirë.

Ai ka disa fjalë edhe për Shkumbin Mehmetin, i cili tash është në burg duke vuajtur dënimin prej 30 vjetësh për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK-ut dhe tjetri i Kosovës pas një shkëmbimi zjarri afër Podujevës. Në këtë krim Mehmeti tha më vonë në media se ka qenë pjesëmarrës, por jo kryesori. Florimi tha për Shkumbinin se është kriminel.

“Ky është kriminel, ka vra kolegë të vetë, është kidnapues. Gjithçka që thotë ai është rrenë”, ka thënë Ejupi në Dukagjin.

Madje presidentit serb, Vuçiq, e kishte akuzuar Florim Ejupin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se dhe pas kryerjes së vrasjes ka ikur nga Kosova përmes aeroportit të Rinasit. Florim Ejupi e ka paditur tek organet kompetente të drejtësisë në Gjermani presidentin serb për ato akuza dge shpifje.

Lini një Përgjigje

Kosova dhe Kroacia do të forcojnë lidhjen historike

Rama-Basha dhe videokasetat