Tash kur po afrohen zgjedhjet në Shqipëri dhe Rama qëndron as në qiell dhe as në tokë, ku nga sjelljet e tij shihet që e ka humbur ekuilibrin dhe për ta larguar vëmendjen nga pandemia dhe problemet sociale, ka shpikur një videokasetë të cilën ia ka mveshur Lulit.
Nga Sherif Ramabaja
Shqipëria ka kryeministër Edi Rama, po ata nga Shqipëria e thërrasin edhe me nja dy emra të tjerë… nuk di si ka qenë puna që e thërrasin ashtu, po ai ka bërë emër, jo vetëm në Shqipëri edhe në gjithë trojet shqiptare, po dhe më gjerë. Sidomos në Greqi e veçanërisht në Serbi është mjaft i popullarizuar.
Pra thënë shqip, kryeministri Rama krenohet se ka treguar „suksese” gjatë qeverisjes së tij, po opozita dhe shqiptarët si brenda Shqipërisë, po edhe në viset e tjera, kanë shumë kritika ndaj punës, sjelljes dhe veprimeve të tij.
Derisa studentët, nuk filluan me protestat kundër tij, ai mburrej me një qëndrim prej burrështeti dhe dukej, si i paprekur në Shqipëri. Ishte i sigurt në punën dhe veprimet e tij.
Me kohë kishte pastruar, aparatin qeveritar nga rivalët dhe atyre që paraqitnin qëndrime, ide, plane dhe platforma që binin ndesh me qeverisësen e Rilindjes së tij.
Kur Rama arriti ta konsolidoj rrethin që frymonte me te, e zgjeroi rrezen vepruese. Opozitën me intriga dhe veprime të paskrupullta, e largoi nga Parlamenti.
Protestat e studentëve i shtypi me dhunë dhe e rrëzoi Teatrin Kombëtar, ngase flitej se tokën e Teatrit ia kishte premtuar dikujt prej oligarkëve, nga të cilët përfitonte edhe vetë materialisht.
Krimi i organizuar në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës, ka bërë dhe po bënë ende kërdi.
Po ashtu thuhet se milionat përfiton Rama dhe klani i tij, nga tenderizmi dhe plaçkitja e vendit.
Shqipëria konsiderohet eksportuesi më i madh i drogës në rajon dhe më gjerë. Varfëria e popullsisë është tmerruese dhe nga rënia e tërmetit vitin e kaluar, e ka thelluar edhe më shumë gjendjen e tillë të popullsisë së varfër.
Plagë e dhimbshme dhe e pashërueshme, është largimi i popullatës shqiptare nga trojet e tij, për t´u mos u kthyer.
Por plaga më e madhe për vetë Shqipërinë mbetet kryeministri Rama. Ai jo që s’ka tentuar për bashkimin e forcave për t´i lehtësuar dhimbjet e qytetarëve, po ai vetëm sa i ka fryrë zjarrit të përçarjes.
Duke qenë i vetëdijshëm se ku e ka sjellë Shqipërinë, Rama ka inicuar ndryshimet kushtetuese, pa pëlqimin e opozitës. Ka sjell në Parlament Paketën Antishpifje, për ta ngulfatur mendimin e lirë.
Kryetarit të shtetit Metës, ia ka marr kompetencat dhe ligjet shtetërore i nënshkruan dhe aprovon, me referentët dhe parlamentin privat monist të tij.
Që kur është zbuluar se i ka vjedhur zgjedhjet e fundit, i ka acaruar marrëdhëniet edhe me bashkësinë ndërkombëtare dhe vendin e ka orientuar drejt Serbisë dhe Turqisë.
Flitet se zgjerimin e detit në 12.000 milje, ia ka premtuar apo shitur Greqisë dhe pas reagimeve të shumta, çështjen e ka transferuar në Gjyqin Ndërkombëtarë, ku gjasat s’janë aspak të mira për Shqipërinë, kur dihet influenca greke në arenën ndërkombëtare.
Vuajtja më e madhe është se Ramës, nuk ia ka parë sherrin vetëm Shqipëria, po Kosovën e ka dëmtuar edhe më shumë se vetë mentori i tij, diktatori Hoxha.
Rama dhe klika e tij socialiste ( marksiste )në vend se ta përkrahnin Kosovën në roundin final të bisedimeve me Serbinë, ai iu bashkua mikut të tij Vucic dhe së bashku shpikën, Mini – Shengenin ballkanik që ta gëlltisnin Kosovën dhe ta fundosnin Shqipërinë.
Tash kur po afrohen zgjedhjet në Shqipëri dhe Rama nuk qëndron as në qiell dhe as në tokë, ku nga sjelljet e tij shihet që e ka humbur ekuilibrin dhe për ta larguar vëmendjen nga pandemia dhe problemet sociale, ka shpikur një videokasetë të cilën ia ka mveshur Lulit.
Nuk ka rëndësi, ajo kasetë mund të jetë edhe enigmatike. Ka të bëjë për masakrat që serbët kanë bërë dhe bëjnë ndaj shqiptarëve, po çështja është t´i mveshet Lulit.
Po pat mundësi ta diskreditoj, edhe pse ndoshta nuk lidhet fare me te. Kryesore ta thelloi kaosin. Rama ndoshta kot, po mundohet të përfitoi nga kjo. Në mos asgjë, shqiptarët kanë me çka të merren. Harrojnë hallet dhe problemet e përgjithshme dhe Rama sërish është në qendër të vëmendjes. Ai po vepron…