in

RMV: 30 viktima dhe 1 160 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë 1160 raste të reja me virusin korona, nga gjithsej 2 864 teste të bëra. Duke përfshirë shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në 58 608.

Ministria e Shëndetësisë informoi për 30 viktima, të moshës nga 38 deri 84 vjeç. Numri më i lartë i tyre është regjistruar në Shkup, përkatësisht 9 dhe Manastir 6. Që nga fillimi i pandemisë numri I viktimave ka arritur në 1 630. I lartë është edhe numri i të shëruarve.

1 094 persona i janë shtuar listës ku qëndrojnë emrat e atyre që kanë fituar betejën me këtë virus, duke e shtuar numrin e përgjithshëm në 36064.

Numri i rasteve aktive 20 914. Numri më i lartë i rasteve aktive regjistrohet në kryeqytet, përkatësisht me 10 039 raste.

Lini një Përgjigje

Nëntori, muaji i lavdive dhe i festave të shqiptarëve

Fshikullimi publik sipas Sheriatit