Fshikullimi publik në Indonezi është dënim i zakonshëm për shkeljen e ligjit të Sheriatit. Asnjë përjashtim nuk u bë as për një krim të rëndë, të kryer nga 19-vjeçari, i cili përdhunoi një fëmijë.150 herë një oficer i policisë së Sheriatit e goditi në shpinë me një shkop bastuni prej palme. Fytyra i dridhej nga dhimbja, por polici i maskuar nuk kishte mëshirë. I riu u rrëzua në një moment dhe iu lut që të ndaleshin, por ata vetëm i lejuan mjekët ta ekzaminonin dhe të riparonin dëmtimet e tij, para se të vazhdonte fshikullimi
I riu u arrestua disa muaj më parë me akuzat e abuzimit dhe përdhunimit të një viktime, mosha e së cilës nuk është zbuluar.
Ai u dënua me 146 rëna, e cila është një numër veçanërisht i madh i rezervuar për krimet më të rënda. Krahina e Aceh është rajoni i vetëm në Indonezinë kryesisht myslimane, ku ligji islam është në fuqi. 40-vjeçari dhe 21-vjeçari u fshikulluan gjithashtu 100 herë të enjten për marrëdhënie seksuale me partnerë të mitur.Fshikullimi në Aceh mund të tërheqë qindra spektatorë, por turmat janë zvogwluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Me kamxhik dënohen për një numër akuzash të tilla si bixhozi, tradhtia bashkëshortore, dehja, seksi paramartesor ose homoseksual.Ka një mbështetje të gjerë në mesin e popullatës myslimane, por është shënjestër e kritikave nga organizatat e të drejtave të njeriut