in

RMV, 28 të vdekur dhe 1.093 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.093 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 59.701.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 28 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.658.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 36.825, përfshirë 819 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.218.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.084 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 325.959.

Lini një Përgjigje

Abazoviq, nënkryetar i Qeverisë së re të Malit të Zi

Nuk është e qartë nëse vaksinat kundër COVID-19 mund të reduktojnë aftësinë e njerëzve për të përhapur virusin