Zdravko Krivokapiq, i cili fitoi votat e shumicës për ta formuar qeverinë e Malit të Zi, paraqiti propozimet përfundimtare për të gjitha ministritë.
‘’Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai është Dritan Abazoviq’’, deklaroi Krivokapiq.
Në Qeverinë e re të Malit të Zi nuk do të jenë pjesë e koalicionit subjektet politike shqiptare dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi as edhe një post ministror që u përket subjekteve politike shqiptare.