in

Rilexime nostalgjike (2): Edhe një kreacion i ri…

 (i a. prelocajt

Nga  Bajram Sefaj

Paris, dhjetor

Koreografi me origjinë shqiptare, z. Angjelin Prelocaj (emri i të cilit në frëngjishte shqiptohet Anxhele Prelzhokazh, duke pësuar kështu transformim të plotë!), është emër i njohur, i çmuar lartë dhe i admiruar fort, jo vetëm midis ithtarëve të artit skenik të baletit, por të një rrethi të artdashësve në përgjithësi. Para se të shënohet se spektakli i tij i fundit, pjesa e baletit modern “L`Anourre” (kreacion për njëmbëdhjetë valltarë) u shfaq me sukses të jashtëzakonshëm, ditë më parë në Teatrin Municipal Popullor në Paris, le të thuhet se Angjelin Prelocaj, ky ish valltar i shquar, sot është një nga koreografët më të njohur dhe më të çmuar të baletit bashkëkohës në botë. Teatrot e mbarë botës, skenat më të njohura e më ambicioze në botë, sikur janë në garë të përhershme për të angazhuar këtë mjeshtër – “hulumtuesin më të mirë të hapit në botë” – sikur e kanë pagëzuar me kohë kritikët autoritarë dhe njohësit e tjerë të artit të tij. Por duke qenë se, ky artist i falshëm me origjinë shqiptare, tani e disa vjet është pronar i trupës “Baletit Prelocaj”, që punon e krijon në Chateauvallon (afër Toulonit), këtyre ftesave e kërkesave u përgjigjet me “prodhime” të gatshme të përgatitura me trupën e vet të baletit, në të cilën janë të angazhuar më të mirët valltarë jo vetëm nga Franca por edhe më gjerë. Mjeshtrin e artistin Prelocaj, veprimtarinë e tij të frytshme, sukseset kulmore të tij në këtë botë artistike, angazhimet e tij praktike, por dhe vrojtimet e tij teorike e meditative mbi këtë art, do t`i njohim afër përmes një bisede të gjatë, enkas për lexuesit e gazetës sonë (bisedë kjo tanimë e “kontraktuar”!, prandaj, kësaj radhe, le të shënohet se spektakli koreografik “L`Anoure” (term zoologjik që ka të bëjë me një shtazë të egër, por që, nga ana tjetër, lidhet diku edhe me një kuptim dashurie!), ditë më parë u shfaq në Paris me sukses të jashtëzakonshëm. Si të tillë, këtë spektakël, publiku e pëlqeu shumë ndërkaq kritika autoritare parisiane, këtë kreacion të ri të Prelocajt e krahasoi me baletin legjendar “Liqeni i mjellmave”, duke nënvizuar se këtu fjala është për një tjetër liqen, atë bretkosave. Pra, për një shfaqje të re e moderne të baletit ashtu si Prelocaj di ta krijojë dhe ta interpretojë me trupën e tij, Baletin Prelocaj.

(Rilindja, e shtunë, 9 dhjetor 1995)

                                                —————————— 

Legjenda: Në faqen pesë, të botimit të katërt (sa ishin gjithsej!), të librit, me pak fletë e, me shumë vlerë, “Kushëriri i engjëjve” (Onufri, Tiranë – 2012), Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar me nam botëror, sjell këtë shënim sqarues: Sprova “Kushëriri i engjëjve është shkruar në Marbella të Spanjës, më 1991.

“Kushëriri i engjëjve” përbën pjesën e parë të një libri të botuar nga Qendra e Baletit Europian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madh francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Prelocaj. Gjysma e dytë e librit përbëhet nga dialogu midis Prelocajt dhe Roman Polanskit, kineast i klasit botëror.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Lasgush Poradeci për Haki Tahën

Hoxha- imami arab në Gjermani urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave!