in

Reagim i grupit të mërgimtarëve nga Gjermania ndaj intervistës së Prof. Frashër Demajt, në OXIGJEN

Grupi i aktivistëve në mërgim nga Shtutgarti dhe landi Baden Ëürttemberg; Nezir Fejza, Rexhep Elezaj, Emrush Qeku, Mentor Thaqi, Halil Rrustemaj dhe Bajram Osmani.

Reagim ndaj disa pohimeve të pasakta të Prof. Frashër Demajt, dhënë në emisionin “OXIGJEN”, lidhur me marrëveshjen për stërvitje të grupeve të para ushtarake të Kosovës në Shqipëri.

Kur dikush tenton që faktet t’i përvetësojë për interesa të tij, qoftë si individë apo  grup, ato e humbin vërtetësinë e tyre, aq më keq, kur ato i pohon një intelektual me titull profesor i historisë, siç bëri para dy ditësh z. Frashër Demaj..!?

Intervista e Prof. Frashër Demaj tek Besim Dina në emisionin “OXSIGJEN” me 11. 03. 2003, “se paska provuar me e hap arkivin e shtetit shqiptar”, del më shumë se qesharake, sidomos kur citon një ushtarak anonim, “se paska pasur një marrëveshje gjentelmene mes dy presidenteve shqiptar, Dr. Ibrahim Rugovës dhe Ramiz Alisë, gjë që nuk është e vërtetë..”!?

Z. Demaj edhe kohë me parë ka lansuar një analizë krejt ndryshe nga kjo që e tha këto ditë, prandaj shtrohet pyetja se cila është e vërteta mes intervistës së fundit dhe analizës ”shkencore” të tij..!? Autorët e marrëveshjes për stërvitje të grupeve ushtarake me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe presidentin e asaj kohe, R. Alinë, janë gjallë dhe ata kanë folur dhe shkruar për atë periudhë kohore në detaje, ndaj historia e re e Kosovës duhet të shkruhet me fakte të vërteta, e jo me porosi nga individë të cilët në prapavijë fshehin interesa personale dhe grupore, ndonëse në këto 20 vite kemi hasur mjaft libra të porositura, sikur ai proverbi i vjetër popullor për atë këngën; më trego se ku ke qenë duke shkuar, pastaj këngën ta këndojë unë..!?

Pra, mjaft më me këto përfitime personale dhe falsifikim të historisë së luftës dhe rezistencës tonë kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës, e bërë nga gjithë shqiptarët patriotë që nga viti 1989 deri në qershor të vitit 1999…!?

Marrëveshje ka pasur dhe në Shqipëri janë ushtruar patriotët më të mirë të Kosovës dhe viseve tjera etnike, dhe ato i ka koordinuar Zyra e LDK-së në Shtutgart të Gjermanisë në koordinim me Degën e LDK-së në Zvicër si dhe me Zyrën e Kosovës në Tiranë. Prandaj, duhet të mësohemi ta themi të vërtetën, dhe jo për ngjarjet historike të informohemi përmes miqve dhe rrjeteve sociale, sepse kjo mënyrë e shkrimit të historisë krijon huti dhe devijime historike për rezistencën tonë gjithëkombëtare.

Z. F. Demaj, me titull akademik, do duhej që së bashku me Institutin e Historisë apo sektorin e Akademisë për histori, t’i drejtohej ish udhëheqësve të asaj kohe, kuptohet nëse ka qenë projekt shkencor, e jo ndonjë individi që nuk ka pasur kurrfarë lidhje me ato ngjarje, që ta kupton të vërtetën autentike nga aktorët e ngjarjeve të asaj kohe, e jo të flet në mënyrë paushallë !

Dhe, si pyetje shtrohet çështja, si ndodhi që të rrjedhin aq shpejt informatat tek ambasada jugosllave, se në Shqipëri paskan filluar stërvitjet ushtarake të djemve nga Kosova, kur dihet se ky aksion ka qenë tejet konfidencial, mbase nuk ka pasur as emra dhe mbiemra të grupeve, por vetëm shifra dhe numra..!?

Ushtaraku që paska dhënë mendime për marrëveshjen, mund të ketë folur për gjëra praktike rreth grupeve që i ka ushtruar dhe për listën që e kanë shpërndarë gjithandej, ndonëse nuk ka pas autorizim të flas. Kështu që ne si mërgimtarë dhe kontribuues të luftës sonë çlirimtare, por dhe si përkrahës të grupeve ushtarake që kanë ushtruar në Shqipëri, nuk mund të heshtim ndaj të pavërtetave, prandaj i reagojmë z. F. Demaj, me shpresë se ai do i përmbahet zotimit të tij që e dha në po atë intervistë, se nëse ballafaqohet me kundër argumente, do të korrigjohet !

Grupi i aktivistëve në mërgim nga Shtutgarti dhe landi Baden Ëürttemberg; Nezir Fejza, Rexhep Elezaj, Emrush Qeku, Mentor Thaqi, Halil Rrustemaj dhe Bajram Osmani.

Lini një Përgjigje

Rastësi, asgjë tjetër, ose ngjashmëri telepatike

Ministria e Kulturës mbron ndërhyrjet e TIKA-s në Shatërvanin te Xhamia e Çarshisë