in

Rankoviqi ishte dora e djathtë e Titos

Partizanët e Josip Broz Titos e bënë masakrën e Tivarit, nuk e bëri Rankoviçi.

“Titoja ishte i mirë, Rankoviqi ishte i keq”, flisnin dikur trushpërlarët, ata që morën pjesë dhe ata që përpiqeshin të fshihnin krimet e tmerrshme që kanë ngjarë në kohën kur Josip Broz Tito ishte komandantë i Forcave të Armatosura të Jugosllavisë, president i shtetit, sekretar i Partisë   Komuniste të Jugosllavisë etj. 

Ai ishte zot dhe diktator absolut për Jugosllavinë, me urdhër apo në dijeni të tij janë vrarë 50.000 shqiptarë në Dardani dhe në territoret etnike  të okupuara nga Jugosllavia (Maqedoni, Mal të Zi, Luginë), janë dëbuar në Turqi mbi 250.000 shqiptarë, kanë kaluar nëpër duart e UDB-së mijëra të tjerë, ndër të cilët shumë kanë vdekur nga torturat. Rankoviqi ishte ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me urdhër të Titos i ka bërë të gjitha ato që i ka bërë.

Partizanët e Josip Broz Titos e bënë masakrën e Tivarit, nuk e bëri Rankoviçi.   

Ta amnistosh Titon dhe ta ngarkosh vetëm Rankoviqin është përpjekje  për të amnistuar dhe mbuluar krimin e tij dhe të disa lakenjve edhe në Dardani.Ndikimi i propagandës titiste ishte i fuqishëm edhe në Shqipëri, diktatorin më të tmerrshëm në Ballkan ata e vlerësonin të mirë. Ka zëra fantazmë që edhe sot thonë se Titoja ishte i mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tri fjali që shkatërrojnë vetëbesimin e fëmijës suaj

Sekretari i Mbrojtjes urdhëron përqendrimin ushtarak ndaj Kinës