in

Rama i reagon Berishës !

Nga Sherif Ramabaja

Nuk do të doja të merrem me një figurë që është degraduar dhe hedhur si  leckë nga partia e tij dhe kryetari i saj Luli, por nuk munda të hesht kur zoti Berisha pa kurrfarë arsye merret me mua dhe personalitetin tim.

Unë jam Edi Rama dhe jo ashtu si më quan pa kurrfarë turpi zoti Berisha, Kristaqi nga Surreli.

 Po ashtu ia bëj me dije zotit Berisha se unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe po ashtu jam ai që e fitova me plot meritë edhe mandatin e tretë qeverisës.

 Jam ballëhapur dhe krenar si për gjendjen momentale në Shqipëri, po ashtu sa i përket edhe çështjes së Kosovës.

E them edhe njëherë se nuk isha i përzier në pazaret për ndarjen e Kosovës me presidentin Thaçi dhe Baton Haxhiun, si më akuzojnë.

Preidentin Thaçi e çmoj për sakrificën e tij në çlirimin e Kosovës dhe jam kundër atyre që mundohen sot, ta nënçmojnë figurën e tij derisa ai ndodhet pikërisht për Kosovën në Hagë.

Zotit Thaçi gjithnjë i kam premtuar se do ta ketë ndihmën dhe përkrahjen time të pakursyer në çdo vendim që e merr për Kosovën.

 Personalisht lufta e UÇK dhe e zotit Thaçi ishte e shenjtë dhe ashtu do të mbetet gjithmonë për mua.

Ne kishim plane të përbashkëta për çështjen kombëtare, po fatkeqësisht nuk arritëm ti qonim deri në fund, sepse ai ndodhet tash ku ndodhet.

Sot as Kosova dhe as zoti Berisha nuk mund të ma mbushin mendjen, që të heq dorë nga Open Ballkan.

Ne duhet të ecim përpara, këtë e kam thënë disa herë. E kaluara duhet ti takoi së shkuarës dhe ne nuk mund të mbetemi peng e saj.

Unë vetëm po e kryej detyrën si kryeministër i Shqipërisë, që një personalitet i tillë si unë do të duhej ta kryente këtë obligim madhor për atdheun.

 Momentalisht unë jam në krye të shtetit dhe unë po bëj çmos që ti afroi vendet tona të armiqësuara me shekuj, Shqipërinë dhe Serbinë.

Unë e bëra hapin e parë dhe si shenjë afrimi mes popujve tanë para pak vitesh këngëtarin e shquar serb Bregoviq, e nderova me dhënien e çelësit të kryeqytetit tonë Tiranës.

Sivjet po ashtu e ftova, në flakën e fashistëve shqiptar, në Festën e Birrës në Korçë. Siç e dini unë po takohem dhe po mbaj kontakte me presidentin e Serbisë zotin Vuçiq.

E them hapur: ne jemi shtet dhe nuk mund të mbyllemi. Vetëm zoti Berisha dhe ata që nuk shohin më larg se hunda e tyre, më akuzojnë se po punoi kundër interesave të Kosovës.

Unë them se pikërisht po e bëj të kundërtën. Ditë e natë po punoi që edhe Kosovën ta përfshij në këtë nismë.

Unë nuk jam i çmendur siç më akuzon doktori, që të punoi kundër interesave të popullit tim.

 Ne duhet të jemi ata që ta bëjmë hapin e afrimit, ti tregojmë Evropës dhe SHBA se jemi popull humanitar, të kaluarën e lëmë pas për hir të ardhmes dhe  fëmijëve tanë.

A nuk bëri kështu edhe Gjermania e cila ishte e armiqësuar me tërë botën. Unë nuk mund ta kuptoi udhëheqjen e Kosovës dhe Kurtin i cili me kokëfortësi dhe fanatizëm rreket pas së kaluarës. Si të ecim përpara, më thuani pra.

Ne i shpallëm statistikat për rritjen ekonomike. Këtë vit do të kemi rritje mbi 17 përqin. Më thoni cili vend në botë e ka një rritje të tillë.

Kina më së shumti e kishte rritjen deri në 11 përqind, kurse vitet e fundit nuk e kalon 7 – 8 përqindëshin, e ne me 17.

Sot po kritikohem me ngritjen e çmimeve të bukës, energjisë dhe derivateve të naftës.

Unë qëndroi para jush dhe u them, shikoni ngritjet që po ndodhin në tregun evropian dhe botëror. Inflacioni atje ka shpërthyer.

 Ngritja e gazit për nxemje është dhjetëfishuar. Ngritja e rrymës dhe energjisë gjithkund po shpërthen. Ngritja e derivateve të naftës ka eksploduar.

 Shikone Anglin e cila ka mbetur pa derivate të naftës, kurse Shqipëria nuk e ka këtë mungesë, falë qeverisjes sonë të mbarë.

 Korrupsioni, burgjinë, drogën, kriminalitetin, tenderët, shpopullimin, ikjen e trurit, varfërinë etj. për të cilat më akuzon doktori, e kisha porositur që së pari ti zgjidh problemet në partinë e tij dhe me Lulin, para se të merret me mua.

Ma cekë borgjin e Shqipërisë. Ju lutem shikojeni borgjin e SHBA, i kalon bilionat, kurse ne kemi borgje vetëm… disa miliardë dhe askush nuk na ngut që ti kthejmë. Unë nuk them se këtë borgj do ua lëmë gjeneratave dhe fëmijëve tanë.

Shkrim i botuar në Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Në histori…edhe paralelet “bashkohen”

Stephanie zu Guttenberg për arsimin: SHBA luajnë në Champions Ligë, ne vetëm në ligën rajonale