in

Rama i del kundër Vuçiqit!

Nga Sherif Ramabaja

Vuçiq u mburr se kësaj here në Asamblenë e OKB mbajti fjalim historik, duke e kritikuar haptas NATON para botës, se shkaku i Kososvës e kishte sulmuar Serbinë, një shtet sovran.

Ne me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme fal kryeministrit Rama tha ai, po ne do ta pengojmë me të gjitha mjetet, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Nëse është e nevojshme do ta kërkojmë veton e Rusisë. (por nuk dihet a do të jetë Rusia deri atëherë anëtare e OKB, sepse ka kërkesa për përjashtimin e saj). Po ashtu këtë ndihmë e presim edhe nga Kina.( por gjithashtu Kina ka interesa strategjike me perëndimin, sesa t´i dal në ndihmë Serbisë).

Si do qoftë Rama, për çudinë e të gjithëve, kishte shkruar sot: Kosova e Shqipëria në OKB. Ku e mori këtë guxim, pyesin shumë sepse ai llogaritet si vegël e Vuçiqit me Ballanin e Hapur.

I ka fol dikush, ia ka tërhequr veshin dikush, iu ka kërcënuar dikush, apo çka nuk dihet, por është hera e parë që e kundërshtoi „vëllaçkon “ e tij serb.

Opinioni në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni mbeti i hutuar, i befasuar por edhe i brengosur, se çka ka ndodhur me këtë njeri.

Ne jemi mësuar që Rama gjithnjë të na kërcënohet neve, t´i dal krah Serbisë dhe ta përkrah Vuçiqin, por tash kemi frikë për fatin dhe shëdetin e tij.

Çdo të ndodhte nëse Rama i drejtohet Vuçiqit, pa pranimin e realitetit në Kosovë nuk bisedoj për Ballkanin e Hapur. Apo, po nuk u trajtua Kosova si e barabartë, nuk kemi ç´bisedojmë për Ballkanin e Hapur. Apo kërkoj të drejta të njëjta për shqiptarët e Luginës, sikur ato të drejta që i gëzojnë serbët e Kosovës, përndryshe nuk do ta njoh Ballkanin e Hapur.

Po ashtu çka do të ndodhte nëse dikush ia bënë me die Ramës se zonja Merkel dhe i tërë perëndimi njësoj e kishin trajtuar Putinin, sikurse ai që sot e trjton Vuçiqin, duke shpresuar se tregtia dhe kooperimi ekonomik do ta nxisnin Putinin për demokratizimin e tij dhe Rusisë.

Tash perëndimi e kanë kuptuar (si duket me vonesë) se tërësisht paskan gabuar, sepse diktatorët dhe autokratët nuk demokratizohen, nuk mund t´i afrosh apo t´i kesh partner të besueshëm, ngase ata kanë tjera qëllime.

 Po ashtu mendohet edhe për Vuçiqin e Ramës.Të tërë shqiptarët bërtasin deri në qiell, shihe ujkun, kurse ai thotë: po i shoh vetëm gjurmët.

Prandaj sot Rama kur doli me sloganin, Shqipëria dhe Kosova në OKB, shqiptarët në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni i la pa fjalë.

 A mund të jetë kjo kthesa e tij historike, apo është vetëm një blof. A mund që „vëllaçkos“ nga sot do i del kundër, duhet pritur ditët në vijim.

 Megjithatë shqiptarët janë skeptik. Populli thotë rëndë, po saktë: qeni që është mësuar të haj m (ut), do të vazhdoj të haj edhe më tutje.

Mars – Rover (Shkrim me përmbajtje ironike )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Në Iran 35 të vdekur në protesta

Me të keqen, dhe për të keqen, duhet bisedua hapur