in

Me të keqen, dhe për të keqen, duhet bisedua hapur

Sylë Bajrami

Shqiptar të Kosovës dje edhe sot!A nuk ju vije turp, që nën pushtimin jugosllav kishit shkollë më të mirë, shëndetësi më të mirë, ekonomi më të mirë, dashuri e respekt vëllazëri më të mirë. Kulturë më të pasur dhe me te pastër, se sa sot ,në Kosovën e çliruar dhe te pa varur!

Faji nuk është jetim, ai ka emër e mbiemër.Nëse keni pasur forcë e guxim që, bashkë me miqtë tanë, të mposhtni një regjim gjak pirës, sikur ishte ai i Millosheviqit, atëherë pse nuk gjeni forcë, së paku, të bisedoni shtruar dhe pa pardon për këtë degradim tuajin dhe të Atdheut.Apo, ndoshta ,keni luftua për një klasë të re milionerësh, për një arsim që blihet me para, për një politikë që, te përulet një javë e tallet, me ty, katër vite.

Ata që i ke ne ballë , janë bijtë tu, kanë dalë nga gjiri yt. Mundesh me i ndalë, ose nëse veç të pëlqejnë, mbaj!Ua pafsh sherrin !Ndoshta, e tëra kjo është vetëm një perceptim i imi i gabuar, e në rast te tillë, kërkoj falje.Por, nisë nga titulli, do ta them hapur dhe pa pardon.Dje, ai milici me letra, kishte shumë më shumë respekt për Skënderbeun, për Flamurin Kombëtar, për Isa Buletinin, për Gjergj Fishtën, për Ymer Prizrenin…etj,  se sa sot Profesori, hoxha e analisti , me letra .

Edhe ai atëherë e edhe këta sot ishin e janë shqiptar.Tash shih vete ku ke mbërri dhe nëpër cilën rrugë je nisë !Ai, milici, merrte rrogë dhe punonte për një regjim të huaj.E bënte hapur punën e tij.Këta sot, punën e bëjnë hapur, por nuk e dimë as për kënd punojnë dhe as nga kush marrin rrogë.A nuk është turp që, Kosova në lirinë e saje, te jetë më pak shqiptare se sa ne robërinë e sajë.A nuk është marre që ne heshtim dhe zgërdhihemi para një shthurjeje që, me se paku, e dëshirojmë e edhe më pak e kemimendua se mund të ndodhë mbas një lufte te përgjakshme për çlirim e bashkim kombëtar.

Dhe, për çudi, Gurët e Ndarjes nuk janë më në Koshare, por në Prishtinë e ne Tiranë.Për çdo ditë po rriten e bëhen më të mëdhenj nën kujdesin e armiqve të djeshëm që, as sot e as kurrë nuk do të bëhen miq.Ne, qorrazi, shkojmë e bëjmë gjumë në shtratin e tyre !Ju, Paria, e dy shteteve shqiptareJu jeni ata që, këta gurë, i qoni atje ku e kanë vendin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rama i del kundër Vuçiqit!

Të hënën do të promovohet “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt