in

Rama është për bashkim me Serbi- u reagon Osmanit e Gjukanoviqit për “Ballkani e Hapur”

epa09563367 Serbian President Aleksandar Vucic (C), Albanian Prime Minister Edi Rama (L) and North Macedonia Deputy Prime Minister Nikola Dimitrov (R) pose for a photo after their press conference in Belgrade, Serbia, 04 November 2021. President Vucic meets with Albanian Prime Minister Rama and North Macedonia Deputy Prime Minister Dimitrov within the cooperation for 'Open Balkan' initiative. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi në Twitter, u ka reaguar Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur deklaratat e tyre të sotme për “Ballkanin e Hapur”.

Gjukanoviq e Osmani deklaruan sot në një konferencë të përbashkët për media se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.

Këtyre deklaratave u ka reaguar Rama, duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar Rama në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gjukanoviq: S’pajtohem me Abazoviqin për “Ballkanin e Hapur”, na duhet BE-ja

Të shtunën marrëveshja Kosovë-Francë për bashkëprodhimin e filmave