in

Gjukanoviq: S’pajtohem me Abazoviqin për “Ballkanin e Hapur”, na duhet BE-ja

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka përsëritur qëndrimin e tij kundërshtues për nismën “Ballkani i Hapur”, të cilën e kanë themeluar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Gjukanoviq, pas takimit që pati të martën me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se Malit të Zi dhe shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativat, siç e quajti ai “Ballkanin e Hapur”.

Ai foli edhe për qëndrimin e kryeministrit Dritan Abazoviq, cili ka qëndrim më të butë për “Ballkanin e Hapur”.

“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit”, tha Gjukanoviq, përcjell portali “CDM.me” të martën.

Pos Malit të Zi, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, “Ballkanin e Hapur” nuk e kanë përkrahur as Kosova e as Bosnjë-Hercegovina.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”, theksoi Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vuçiq në udhëkryq, i duhet ndihma e Ramës !

Rama është për bashkim me Serbi- u reagon Osmanit e Gjukanoviqit për “Ballkani e Hapur”