in

Rama: E kam parë hartën me kufijtë e ndryshuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në shtetet e Ballkanit të cilën u raportua se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka dërguar në zyrën e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, si propozim për të ardhmen e rajonit të Ballkanit.

“E kam parë dhe e kam biseduar me kryeministrin slloven [Janez Jansha] kohë më parë. E kam parë ketë dokument që ka dalë, por nuk kam asnjë koment për këtë çështje”, ka thënë Rama në Vizion Plus.

Rama tha se nuk ka qenë pro shkëmbimit të territoreve, por ka qenë pro një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kam qenë pro shkëmbimit të territoreve, por kam qenë pro një marrëveshje historike. E kam parë një marrëveshje historike, por nuk i kam dhënë ndonjëherë mbështetje idesë së shkëmbimit të territoreve”, ka deklaruar ai.

Ndërsa sa u përket marrëdhënieve me Kurtin, kryeministri shqiptar thotë se nuk ka asnjë qëndrim as për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe as për marrëdhëniet midis tyre.

Lini një Përgjigje

Qeveria e Kosovës edhe më tej pa program qeverisës dhe pa plan veprimi

"Prokuroria dhe policia s’kanë të drejtë të kërkojnë burimet e gazetarëve"