in

Qeveria e Kosovës edhe më tej pa program qeverisës dhe pa plan veprimi

Po kalon gati një muaj që kur qeveria e re mori detyrën. Të shtunën dhe të dielën që shkoi shkaku i pandemisë në takime të ndara në disa grupe qeveria diskutoi për hartimin e programit qeverisës dhe për planin e veprimit.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se së shpejti këto dokumente do të finalizohen dhe do të dalin në qeveri për votim e në Kuvend për diskutim.

Por a po vonohet programi qeverisës dhe plani i veprimit?

“Pa dyshim që është vonesë e pashpjegueshme dhe e paarsyeshme kur nuk kemi një plan qeveritar sepse tashmë e dimë që për herë të parë qeveria është formuar nga vetëm një parti politike e kjo parti politike e ka pasur një planprogram që ka dalë para qytetarëve në fushatën zgjedhore kështu që ka qenë shumë më e lehtë që atë planprogram me shndërruar në plan qeveritar. S’po shoh arsye për vonesë”, tha për RTV21 Arton Demhasaj nga “Çohu”.

“Kjo vonesë prej gati një muaji që nga marrja e mandatit nuk është e arsyeshme për shkak se qeveria ka mund të ketë një plan i cili të paktën në vija të trasha është i qartë dhe mund të shërbejë sa një strategji për qeverinë. E kemi një bllokim të Kuvendit për shkak se nuk ka një plan të qeverisë”, tha Emir Abrashi nga “Demokracia Plus”.

Të dy ata thonë se qeverinë e re e presin shumë punë andaj duhet shpejt të dalë me program qeverisës në të kundërtën zhgënjimi i qytetarëve do të jetë i dukshëm.

Më 22 mars të këtij viti Kuvendi i Kosovës me 67 vota për dhe 30 kundër e asnjë abstenim votoi qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit dhe fitoi 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Raka tregon pse ende nuk e ka marrë vaksinën AstraZeneca

Rama: E kam parë hartën me kufijtë e ndryshuar