in

Qeveria ndan mbi një milion euro për “Trepçën”

Pas vështirësive financiare të kombinatit metalurgjik “Trepça”, punëtorët e saj edhe e patën ndërprerë punën duke kërkuar që t’u paguhej rroga e tetorit, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi një milion euro për tejkaluar problemet financiare në të cilat ndodhet aktualisht kjo kompani.

Këtë e konfirmoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe me anëtarët e bordit të përkohshëm të “Trepçës”.

Kombinatit “Trepça” gjatë javës së kaluar i janë bllokuar llogaritë për shkak të borxheve të akumuluara.

Kryeministri Hoti tha se vlera e borxhit të përgjithshëm të kësaj kompanie arrin në rreth 8 milionë euro.

“Situata në kompani është shumë e vështirë. Por, e vështirë në masë të madhe është për shkak të gjendjes në të cilën po kalojmë të pandemisë në nivel global dhe në pamundësi që ‘Trepça’ të shesë produktet e saj në tregjet botërore. Por, pjesërisht duhet pranuar faktin se edhe për shkak të menaxhmentit joadekuat në menaxhimin e kësaj kompanie”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës konsideron se “Trepça” ka trashëguar kontrata të pafavorshme, të cilat po i shkaktojnë dëme financiare.

Kjo ndërmarrje, e cila llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe një ish- Jugosllavi, asnjëherë që nga paslufta nuk ka arritur të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Aktualisht, “Trepça” merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut dhe është e vetmja prodhuese e këtij lloji në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Shifra alarmante: 963 raste pozitive me COVID-19, 13 raste vdekjeje

BE-ja nuk ka veshë t’i dëgjojë deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit