Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.
Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.
Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.
Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit shkruan euronews.al.
.
Diskutime