in

Publikohen emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës të lidhur me politikën

 

 Emisioni “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka prezantuar emrat e personave që thuhet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të partive politike e që të njëjtit tashmë shërbejnë në diplomaci.

Kjo listë sipas moderatorit Ermal Panduri është dërguar nga burime të mirë informuara brenda diplomacisë kosovare.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj kishte kërkuar nga MPJD që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake.

Së fundmi është riaktualizuar debati për emërimet në diplomaci pasi që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kishte shkarkuar katër konsuj të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Qeveria e Shqipërisë me ligj po do t’ua mbyllë gojën ushtarakëve

Dënime kapitale në Turqi, 337 vetave burg të përjetshëm për grushtin e shtetit më 2016