in

Qava për ty Liridonë!

Shkruan: Mevi Rafuna

Vrasja jote më tmerroi ashtu siç më tmerroi vrasja dhe dhunimi seksual i Marigonës- ashtu siç më tmerroi vrasja e nanës shtatzanë në oborrin e spitalit të lindjes. 

Por për ty do të flasim e do të shkruajmë derisa të del një tragjedi tjetër; dhe pastaj harrohesh sikur çdo femër që në pabesi u vra!Kam shkruar moti dhe kam paralajmëruar kalbjen e vlerave. 

Por jo vetëm se vlerat janë kalbur por të gjitha vlerat janë varrosur, bashkë me funeralet e nanave që po lanë fmi jetimë në “liri”.Se kisha besuar kurrë që tragjeditë e pasluftës- do të jenë ma të kobshme,ma të tmerrshme sesa ato në luftë. Kam menduar se lufta 98′-99′ është tragjedia jonë e fundit- por paska tragjedi edhe më të mëdha, kur në “liri”  jeta e femrës shqiptare mohohet dhe disave nga to ja u vrasin shpirtat; e disave nga to ja u vrasin shpirtin bashkë me trup. 

Më thoni shqiptarë të dashur çfarë shteti po ndërtojmë- kur femrat shqiptare rrahen, dhunohen dhe vriten. A ka ardhmëri në atë vend ku pjesës fisnike të kombit i mohohet jeta?Janë këto femra të paditura, të pashkolluara, të pambrojtura,  që e kanë ru pragun e derës,që e kanë ru gjuhën dhe që i kanë rrit brezat si shqiptarë. 

Janë këto femra që Zotit ju kanë lutë në gjuhë që se kanë kuptu- për sofrën,për familjen,  për shpinë. Janë këto femra që kur ju dha mundësia e shkollimit u banë mësuese dhe mjeke. Janë këto femra që sot shkollohen por ky sistem ja u merrë kohën,ja u merr andrrat dhe izolohen. 

Janë këto femra që sot kanë frikë të martohen dhe të krijojnë familje-  janë këto femra që për shkak të mentalitetit turk-  vendosin të martohen me të huaj,janë këto femra që sot ikin në fundin e botës për shkak të dëshpërimit.

Më thoni ku është ajo liri-  dhe mos i ngjitni emra kur pjesën fisnike të kombit e latë të robëruar. 

Më thoni ku është ai zhvillim kur e batë bazike prostitucionin institucional- ku i mbushni zyret me dashnore të reja- të cilat në çdo rast mund të zevendësohen dhe të hudhen në rrugë si lecka. 

Me thoni pse është e pamundur për një femër të edukuar në Kosovë,  të bëj karrierë pa pasur afera seksuale.

 Dhe më thoni pse Kosovën e shndërruat në oazë seksi për diplomatë ndërkombëtare- ku si shpërblim për ta ju dhuroni femra të reja e studente?!

Dhe kur meshkujt e vendit ajo pjesa e turpshme e kombit i dhanë legjitimim gjithë kësaj të keqeje, pse mendoni se të huajt do na shpëtojnë?!

Më falni- sepse sado që shkruaj asnjë shkronjë e imja nuk ka vlerë. Sepse unë nuk jam model i kësaj shoqërie. E deshta drejtësinë dhe lirinë por në shtetin tim nuk i gjeta. 

Do të vajtojmë Liridonë- derisa vendin tënd ta zë një femër tjetër- pastaj harrohesh ti- pastaj harrohemi të gjitha sepse jemi duke u shuar si komb në pluhurin e harresës!

Lini një Përgjigje

Patriakana po ngre kishën ortodokse të Kosovës

Pse po lobon Serbia kundër hekurudhës Shkodër- Gjakovë?