in

Patriakana po ngre kishën ortodokse të Kosovës

Fan Noli edhe i vdekur i irriton priftërinjtë serbë

Mediat serbe të krahut radikal janë çmendur prej disa ditësh, nga një takim i priftit ortodoks të Elbasanit, Nikolla Xhufka, i cili është bërë shumë popullor në Kosovë.

Pasardhësi simpatik i Nikolla Markut, që udhëheq kishën e Shën Mërisë në Elbasan, e cila nuk njihet nga Janullatos, viziton vazhdimisht Kosovën, jep intervista e predikime dhe së bashku me klerikë të tjerë promovojnë shqiptarinë në rrjetet sociale.

Kjo e ka shfrenuar frikën serbe, aq sa gazeta që financohet nga Moska, ‘Veçernie Novosti’, shkruan se i gjithë peligrinazhi është një plan i Albin Kurtit dhe i Perëndimit.

Sipas tyre, ashtu siç bënë me Zelenskin, ku Kisha Ortodokse e Ukrainës u nda nga Patriarkana Ruse, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe me Kosovën, ku po ngrenë Kishën Ortodokse Autoqefale atje.

Aq janë të tmerruar nga kjo, sa kanë nisur të lexojnë të gjithë faqet patriotike shqiptare në Facebook, ku thuhet se të gjitha objektet e kultit serbe në Kosovë, janë objekte të hershme dardane që në kohën e Bizantit.

‘Novosti’, madje, ka dërguar edhe një njeri të saj te Kisha Ortodokse në Tiranë që drejtohet nga Janullatosi, nga ku i kanë thënë se Xhufka nuk është prift zyrtar. Dhe kjo i ka irrituar edhe më tepër, pasi i ka frikësuar plani i qeverisë së Kosovës për të riaktivizuar objektet e krishtera që vijnë nga lashtësia në Kosovë.

“Ka filluar të bëhet perfid plani i autoriteteve në Prishtinë, me vullnetin e mentorëve të tyre perëndimorë, për t’i hapur derën themelimit të së ashtuquajturës Kishë Ortodokse e Kosovës, e cila do të përvetësonte tempujt dhe trashëgiminë e Kishës Ortodokse Serbe”, shkruan Novosti. e cila më pas përmend një emër të madh shqiptar, që i irriton shumë serbët.

“Qëllimi i këtij grupi ishte shpallja e kësaj kishe si Kisha e Fan Nolit që i përket Kishës Kombëtare Ortodokse Shqiptare të vetëshpallur nga Elbasani. Ky është vetëm një tjetër akt kriminal në serinë që synon vjedhjen e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të KSHP-së, pra shqiptarizimin apo kosovarizmin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore serbe”, shkruan gazeta radikale, e cila ka lidhje të afërta me Kishën Ortodokse Serbe.

Madje ‘Novosti’, nuk kursen ta konsiderojë të ngratin at Nikolla Xhufkën, i cili është një prift simpatik dhe interesant në intervistat e tij, por që nuk sulmon askënd, një kriminel me damkë.

“Kisha Ortodokse Kanunore e Shqipërisë raportoi në mënyrë të detajuar për publikun”, thekson gazeta serbe, duke iu adresuar zyrtarëve të Janullatosit.

Por, ky panik i serbëve, nuk përfundon këtu. Madje një zyrtare e kishës serbe, historianja Jasmina S. Çiriç, thotë për Novostin se “ky incident nuk është vetëm vepër kriminale, por edhe akt agresioni që kërcënon identitetin shpirtëror dhe historik të Kishës Ortodokse Serbe”.

E nuk ndalen para asgjëje, kur akuzojnë edhe Patriarkun e Kishës Ortodokse, kreun e Patriakanës së Stambollit, Bartolomeu, si agjent të Perëndimit.

Ndërkaq, këto qarqe radikale serbe nuk kursehen të akuzojnë edhe Papa Françeskun, si bashkëpunëtor në planin e Kurtit për të larguar trashëgiminë serbe.

Në faqen ‘Eksploro Kosovën’ manastiri i Graçanicës është shënuar si tempull shqiptar, kisha e Virgjëreshës së Levishkës në Prizren quhet kisha katolike e Shën Premtes. Kujtoni edhe audiencën me Papën kur Albin Kurti përdori imazhe të trashëgimisë mesjetare serbe me qëllim të (vetë) promovimit të trashëgimisë së Kosovës. Thjesht prania dhe imponimi agresiv në Itali nuk duhet të na ngatërrojë, veçanërisht nëse dihet se shqiptarët financuan dhe përkthyen në italisht guidën turistike “Kosova” dhe në faqen 39 shkruhet se manastiri i Graçanicës nuk është shumë larg Ulpianës, kryeqyteti i Dardanisë dhe se kisha në fakt është ndërtuar mbi themelet e kishës dardane, vetëm për t’u përmendur në faqen 115 se kisha është rindërtuar nga mbreti Milutin, por ata e përmendin atë si Kosovë, duke cituar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, shkruan ‘Veçernie Novosti’. E cila nuk përfundon këtu me fantazitë e saj, dhe shton se shqiptarët edhe dinastitë e Nemaniqëve i quajnë shqiptare me mbiemrin Nimani. Duke iu referuar edhe diskutimit për Millosh (Obiliqin) Kopiliqin si shqiptar.

Por nuk janë vetëm gazetat serbe që janë terrorizuar për aktivitetin e ngjalljes së krishtërimit në Kosovë. Vetë zyra për Kosovën në qeverinë e Beogradit, në një deklaratë të saj para ca ditësh theksonte se “në Prishtinë po përpiqen të përdorin strategji të ndryshme perfide dhe të rrezikshme për të marrë kishat dhe manastiret e Ortodoksisë Serbe dhe t’i shpallin ato pjesë të të ashtuquajturës trashëgimi të Kosovës”. / Pamfleti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Pelegrinët dardanë

Qava për ty Liridonë!