in

Protestë në Tiranë kundër vrasjes së Klodian Rashës

Prej orës 11:00, në Tiranë, të rinjtë demokratë kanë nisur një marshim proteste për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme nga një efektiv policie, i cili tashmë është i arrestuar.

Të rinjtë me pankarta në duar marshuan nga Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri. Ata mbajnë në dorë si simbolikë, dy hurma, të cilat i mbante në dorë 25-vjeçari para se të vritej.

Të rinjtë bëjnë thirrje që të dorëhiqet ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Kujtojmë, se punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, siç bëri me dije policia në njoftim të saj për ngjarjen, i ka bërë thirrje të ndalonte të riut, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe efektivi e ka qëlluar.

25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1 e 45. Ndërkohë arma e Rashës, siç njoftoi policia është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka patur shkëmbim zjarri me policinë.

Babai i viktimës ndërkohë deklaroi për gazetaren Anila Hoxha: “Nëse ai ka prek armë me dorë në të gjithë jetën e vet unë pranoj të pushkatohem. Ky ka qenë i priviligjuar si fëmija më i fundit nga nëna dhe baba. Problemet e këtij kanë qenë nervore. Ka pasur pak nerva. Pinte cigare dhe rrinte me shokë, nuk punonte. Dhe si të mos punosh bëhesh edhe me nerva. Por s’ka qenë asnjëherë problematik me asnjë në familje dhe në shoqëri. Donte të ikte në Angli. nuk mundem të punoj me dy qind mijë lekë” ka thënë Hasan Rasha.

Aktualisht një pjesë e protestuesve janë zhvendosur drejt godinës së kryeministrisë për të vijuar rezistencën qytetare si kundërpërgjigje për vrasjen e 25-vjeçarit.

Lini një Përgjigje

Merkel mbështet ashpërsimin e kufizimeve për Krishtlindje

Ta shfaqesh serinë "Mehmet Pushtuesi" në Shqipëri është si ta shfaqesh Adolf Hitlerin në Izrael