Çfarë lloj virusi është ky, kur sapuni mund ta vrasë, pyesin demonstruesit.
Disa qindra qytetarë protestuan kundër masave shtrënguese. Askush prej tyre nuk kishte vënë maska mbrojtëse. Ata u mblodhën, sot pasdite në Stacionin Qendror të Zagrebit, nga ku u drejtuan drejt Sheshit Ban Jelaqit, për të protestuar kundër masave që mori Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile që nga fillimi i pandemisë.
Protesta e titulluar “Ne kërkojmë heqjen e Shtabit Kombëtar”, është organizuar nga iniciativa “Mjaftë më”, shkruan Dnevnik.hr.Pothuajse asnjëri prej protestuesve nuk mbante maskë, dhe organizatorët e protestës deklarojnë se nuk është një protestë kundër coronavirusit, por theksojnë se ata nuk duan masa të rrepta.