Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord i ri të infektuarish me COVID-19. Autoritetet e atjeshme raportuan për 1 128 raste të reja me koronavirus.
Ndërkaq gjatë 24 orëve humbën betejën me COVID-19 12 persona, duke e çuar totalin në 1 096 që prej fillimit të pandemisë.
Numri i të infektuarve ka shkuar në gjithsej 37.499, prej të cilëve 22.835 janë shëruar.
Ka disa javë që në edhe Maqedoninë e Veriut, si në krejt botën dhe në rajon, është shtuar dukshëm numri i të infektuarve dhe i atyre me vdekje.