Prokuroria Speciale në Hagë nuk i ka komentuar raportimet se dosjet ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve të dyshuar, janë kthyer për prova shtesë.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Christopher Bennett, në një përgjigje për klankosova.tv, i ka quajtur ”spekulime të medieve”, informacionet e tilla.
”Prokuroria e Specializuar nuk komenton spekulime të medieve”, është shprehur Bennet.
Ndryshe, sot në media u raportuar se Gjykata Speciale i ka kthyer për prova shtesë dosjet ndaj presidentit Thaçi dhe disa të tjerëve.