in

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Holding” nga Suhareka, që merret me prodhimin e verërave nga rrushi, të dyfishojë sasinë e shitjes se këtij produkti në shtetin e Serbisë.

Më 4 shtator 2020, kryeministri, tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik, që ka 16 pika.

Pas kësaj marrëveshjeje, më 14 shtator, kompania “Agro Kosova Holding” nga Kosova dhe kompania “Euro Test” nga Serbia, nënshkruan një marrëveshje në vlerë prej një milion eurosh, marrëveshje kjo që mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi.

Veseli: Në muajin shkurt 2021 finalizohet marrëveshja e Uashingtonit

Albulena Veseli, menaxhere në këtë kompani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në bazë të marrëveshjes, dërgesa e parë në Serbi ka shkuar në muajin nëntor të vitit 2020, kurse në muajin shkurt të vitit 2021, do të eksportohet edhe dërgesa e dytë, me të cilën do të finalizohet marrëveshja.

“Realisht, kompania jonë që nga viti 2017 është e pranishëm në tregun e Serbisë. Por, kontrata që është realizuar në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit, ka dyfishuar sasinë e eksportit në Serbi. Deri më tani, 30 për qind ka qenë vlera e qarkullimit, por me këtë marrëveshje është dyfishuar sasia”, thekson Veseli.

Veseli thotë se përveç kontratës që kompania “Agro Kosova Holding” ka në bazë të marrëveshjes së Uashingtonit, me kompaninë në Serbi “Euro Test”, tashmë janë në negociata edhe me kompani të tjera në këtë treg. Përveç tregut të Serbisë, kjo kompani eksporton edhe në vende të ndryshme të rajonit dhe të Evropës. Numëron 50 punëtorë të rregullt dhe 200 të tjerë sezonalë.

“Edhe më herët kemi pasur kërkesa për produktet tona, por tashmë janë rritur kërkesat edhe nga blerës të rinj”, tha ajo. Evropa e Lirë.

Lini një Përgjigje

Votimet në Xhorxhia, një sfidë e hershme për presidentin e zgjedhur, Joe Biden

Kosovë: Katër viktima dhe 229 raste të reja me COVID-19