in

Kosovë: Katër viktima dhe 229 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë katër pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 229 raste të reja me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja, siç thuhet në raportin e IKSHPK-së, dalin pas testimit të 1.294 mostrave.

Në 24 orët e fundit, sipas raportit, nga sëmundja COVID-19 (që e shkakton koronavirusi), janë shëruar edhe 363 persona.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 2 janar, 2021, Kosova ka regjistruar 51.731 raste me koronavirus.

Lini një Përgjigje

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Vdekja e nëntë në Hercegovinë u shmang nga një fat i pastër