Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po radhitet e treta në botë për nga ndotja e ajrit, duke ndjekur pas Delhin e Indisë e Lahoren e Pakistanin.
Kështu po bën të ditur IQair, kompani teknologjike e Zvicrës në matjen e cilësisë së ajrit. Ajri në Prishtinë po kategorizohet në bazë të ndotshmërisë si “i pashëndetshëm”, i cili në rast inhalimi cenon grupet e ndjeshme (personat me probleme kronike në mushkëri, foshnjat, gratë shtatzëna e të moshuarit), shkruan Gazeta Express.