in

Mijëra mbështetës të Trampit marshojnë drejt Gjykatës Supreme

Autokolona e Presidentit Donald Tramp përshëndet qindra mbështetës të tij që u mblodhën në Uashington, D.C., për të mbështetur pretendimet e tij se e ka mundur Xho Bajdenin në zgjedhjet e javës së kaluar. Mbështetësit e tij shihen duke valëvitur flamur ndërkaq dhjetëra të tjerë të entuziazmuar nga paraqitja e tij e shkurtë filluan të vraponin pas autokolonës.

Protesta po mbahet nën motot Marshimi milionësh për MAGA, Marshimi për Trampin si dhe Stop Vjedhjes, parullë e përdorur enkas për të vënë në qendër të vëmendjes pretendimet se demokratët kanë zbatuar një mashtrim të gjërë të votave për të fituar.

Grupe të majta kanë filluar kundër-demonstrimet në Uashington dhe qytete të tjera. Deri më tash raportohet vetëm për incidente të veçuara, ku individë nga kampe kundërshtare janë përleshur para se të ndërhynte policia.

Lini një Përgjigje

Prishtina, e treta në botë për nga ajri i ndotur

Cakaj: Nuk ka pasur luftë fetare në Kosovë