in

Presidentja Osmani takoi udhëheqësin e misionit diplomatik të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot udhëheqësin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i ka uruar mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.

 

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Belgjikës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kontributi i forcave nacionaliste të Kryezijve të Gjakovës për liri dhe bashkim kombëtar

Vdiq Shaban Arifaj, ikona e Televizionit të Kosovës