Në foto: Isuf Imeraj
Shkruan avokati Zanfir Kryeziu
Veterani i LNÇ-së, koloneli Isuf Imeraj,në tubimin e bytyçasëve të Malësisë së Gjakovës, në kumtesen e tij, në sesionin shkencor, kushtuar 60-vjetorit të qëndresës heroike të kësaj krahine kundër pushtuesve nazi-fashist, mbajtur në Tiranë me datë 23.09.2004, shkruan:
Lëvizja nacionaliste e Malësisë së Gjakovës e quajtur “Lëvizja Kryeziu”, u shua pasi që aleatët kuptuan se kjo Lëvizje me në krye Gani Beg Kryeziun,luftonte kundër okupatorit Gjerman, dhe kishte për synim bashkimin e trojeve Shqiptare. Duke u nisur nga ky fakt, aleatët anglo/amerikan kësaj Lëvizje ia ndërprenë ndihmat, sepse Kosovën në planet e tyre e konsideronin si territor të pandarë të Jugosllavisë çka dëshmon në kujtimet e veta majori anglez Peter Kemp.
Është e nevojshme, thotë koloneli i LNÇ-së Isuf Imeraj, që në bazë të shkrimeve, por edhe të qëndrimeve në marrëdhëniet në mes të grupacionit nacionalist “Lëvizja Kryeziu” dhe arradhave partizane të Kosmetit, në platformen në mes tyre, të s’qarojmë se çfarë i bashkonte dhe ku respektivisht për çfarë ndaheshin, këto dy grupacione:
Këto dy grupe në luftën kundër pushtuesit, i bashkonin interesat kombëtare dhe krahinore kryesisht zgjidhja e problemit të Kosovës, që ishte pika më delikate. Bazë e këtyre intere- save ishin vendimet e konferencës së Pezës, dhe Bujanit, kërkesat e të cilave dihen, dhe nuk është e nevojshme të zgjatemi për qartësimin dhe zbatimin e vendimeve dhe rezolu- tave të tyre. Është për tu theksuar fakti se mbi bazën e Kartës së Atlantikut, marrëveshje- ve të fuqive të mëdha të koalicionit antifashist,të gjitha shtetet bashkëluftuese,gëzojnë të drejtën që pas lufte me referendum (vullnetin e popullit) të vendosin për formën e regji- mit duke përfshirë këtu edhe popullin shqiptar.
Ajo që i ndante këto dy grupacione, bashkëvepruese në luftë kundër pushtuesit: Kryezinjtë ishin për formën e demokracisë perendimore dhe kundër regjimit
sllavo-komunist, ndërkaq partizanët e Kosmetit ishin dhe mbetën vegëla në duartë e pushtuesve srbo-sllav.
Lëvizja e Ganiut, influenca e të cilit në popullatën shqiptare ishte shumë e madhe sepse, në këtë lëvizje nuk kishte asnjë premisë të bashkëpunimit me komunistët serbo-sllav, ashtu që bashkëpunimi me ta ishte një fakt që irritonte masat e gjëra të populatës shqiptare të Kosovës. Populli kishte një eksperiencë të hidhur me regjimet serbo-sllave.Ende ishin të freskta kujtimet e masakrave mbi popullin shqiptar që kishin bërë regjimet serbo-sllave.
Gani Begu nuk i besonte fjalës së serbëve.Prandaj, ”Lëvizja Kryeziu” kishte shansë për përkrahjen gjithë popullore të shqiptarve të Kosovës për çlirim nga okupimi dhe bashkim kombëtar. Mbledhja e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar e mbajtur në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës në fund të dhjetorit të vitit 1943 dhe fillimit të janarit 1944 dhe Vendimet e këtij këshilli, nga ana e shqiptarëve ishin të sinqerta. Mirëpo komunistët Jugosllav nuk mendonin ashtu, vendimet e Bujanit i proklamuan si kundërpeshë ndaj Lëvizjeve Nacionaliste të Kosovës lidhur me aspiratat e popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar.
Shpartallimi i “Lëvizjes Kryeziu”- me akcione të koordinuara të partizanve Shqiptar të LNÇ-së me ata Jugosllav të Kosmetit.
Gjatë vitit 1944(afërsisht janar-gusht) ekziston një koordinim i akcioneve të luftëtarëve të Gani Kryeziut dhe të partizanëve komunist. Partizanët komunist të Brigadës së V, me komandantin Shefqet Peçi, me urdhër të Enver Hoxhës e arrestojnë Zai Fundon, Said Kryeziun dhe kolonelin anglez Toni Simkoks, pas torturave ç’njerëzore e likuidojnë këshilltarin politik të “Lëvizjes Kryeziu” intelektualin Korçar Zaj Fundo. Veprimtaria luftarake e Kryezijve ishte shumë e organizuar dhe e suksesshme në mobilizimin mbarë popullor kryesisht në Zonën e Bytyçit por edhe të Malësisë për çlirimin e kësaj krahine nga pushtuesit.Mençuria politike, largpamësia e udhëheqjes së kësaj lëvizje tregoj se Kryezijtë e kapën me kohë momentin për veprimet luftarake për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Këta ditën të pozicionohen drejtë dhe aktivisht,të bashkërendojnë veprimet luftarake me lëvizjen Nacionalçlirimtare në vazhdimësi pa krijuar në asnjë moment lëkundje duke sankcionuar fitoren ndaj armikut deri në çlirimin e plotë të vendit me çka e fituan admirimin e populatës shqiptare kudo e në veçanti të aleatëve anglo-amerikan.
Koloneli Anglez Julian Amery,në librin e tij:”Bijtë e Shqipes”(f.304,305)shkruan Lufta më e rreptë kundër gjermanëve,në të gjithë Shqipërinë,udhëhiqej nga Gani Kryeziu vëllazërit e tij Hasani dhe Saidi, me ndihmen e Kolonelit anglez Simkoks dhe misionit të tij. Influenca e tij shtohej nga sukseset luftarake në terenë por edhe nga përkrahja e kësaj lëvizje nga aleatët anglo-amerikan.Gani Kryeziu dhe shtabi i tij ishin personalitete me influenc në Malësinë e Gjakovës, të Hasit e të Pukës.Brenda një kohe të shkurtë ai bashk- oj në kauzën e tij, prijësit e Krasniqes,Gashit,Pukës etj.
Kryezijtë ishin Nacionalist, pro-perendimor, luftonin me aspirata të çarta për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit sllavo-komunist dhe bashkimin kombëtar.Bashkimin
e trojeve shqiptare të ndarë dhe copëtuar në 5 shtete.Ata kursesi nuk pranonin pushtimin sllavo-komunist të Kosovës gjë që i kushtoj popullit shkatërimin moral, njerëzor, ekono- mik të shqiptarëve në trojet e veta, pasojat tashmë janë të njohura ashtu që kombit tonë i kanë shkaktuar dëme të gjithanshme që edhe me ndihmën dhe ndërhyrjen ushtarake dhe ekonomike të shteteve Euro-Atlantike nuk po riparohen. Kosova e viset e tjera shqiptare akoma vazhdojnë të jenë në udhëkryq me problem të pazgjidhura që zvarriten deri në pafundësi.
Ajo çka është më tragjike se Kryezijtë, shtabi dhe lufta heroike e tyre kundër pushtuesve nazi-fashist, në vend që të vlerësoheshin nga udhëheqja e P.K.SH. dhe ajo e P.K.J përkatësisht nga E.Hoxha e Tito,u “shpërblye” me likuidimin fizik,të prerë në besë,pasi që u ishte premtuar qëndrimi i lirshëm në vendlindjen e tyre, në qytetin e Gjakovës e në trojet e tyre. Por sipas zakonit sllav, rregjimi i Titos, sigurisht në akord me atë të Tiranës, fillimisht arrestuan Gani Kryeziun,(pas pak ditësh)në Janar të vitit 1945,me lajka e pabesi arrestuan në shtëpinë e Tosun Kryeziut në Gjakovë edhe shtabin e tyre me të cilët kishin drejtuar veprimet luftarake deri në çlirimin e plotë të vendit në tërësi e Gjakovës në veç- anti.Me atë rast, në pabesi çarmatosen 23 luftëtar të lirisë, të cilët ishin në ballë të luftës për çlirimin e Gjakovës me Malësi.duke iu konfiskuar të gjitha paisjet luftarake,pasurinë dhe dokumentacionin e luftës.Ashtu të lidhur në pranga i keqtrajtuan jashtë çdo norme njerëzore, në acarin e një nate të ftoftë dimri, të zhveshur i hipën në disa kamiona dhe i nisën në errësirën e natës në drejtim të paditur.U zbullua se pasi i masakruan me mjete të forta të parapërgaditura,të lidhur i hodhën në puset e malit Hereq afër Deçanit.Qeveria serbe asnjëherë nuk pranoi ta s’qaronte as moralisht por as ligjërisht këtë masakër,përku- ndrazi kjo ishte vazhdimësia e krimeve,masakrave,burgimeve,asgjësimeve e dëbimeve të qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta.Shteti amë shqiptarë për mëse gjysëm shekulli heshti,vazhdon heshtjen edhe sot.Këtyre martirëve,heroj të luftës nuk ju dihen varret,nuk kërkohet riatdhesimi i kockava të tyre dhe vlerësimi moral ligjor për gjakun e derdhur për interesa të kombit shqiptar.
Ganiu qëndroi në Gjakovë deri në momentin e arrestimit nga Brigadat Partizane në fund të dhjetorit të vitit 1944.Me Ganiun u arrestua edhe avokati dr.Xhevat Beg Kryeziu, i biri i Ismet Beg Kryeziut.Xhevatin e ndajnë nga Ganiu dhe bashkë me Hasanin dhe 22 pasues të tyre i masakrojnë në Mal të Hereçit- në perendim të fshatit Hereç (në rrugën e vjetër që shpinte nga Gjakova për në Junik).
vijon nesër