in

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare për marrëdhëniet me Serbinë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare për marrëdhënien “speciale” që ka ndërtuar me Beogradin dhe posaçërisht për atë mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në një intervistë për mediat duke folur për turin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, (i cili këshillon edhe Vuçiç, edhe Ramën), në rajonin tonë dhe vizitën e tij në Zagreb, Milanoviç deklaroi se vendi që ai drejton nuk ka nevojë për ato lloj marrëdhëniesh siç i ka ndërtuar Serbia me Shqipërinë.

Pavarësisht se presidenti kroat thotë se nuk i di detajet e kësaj marrëdhënie specifike, Shqipëri-Serbi, dhe se nuk është ai që vendos për këtë gjë, duket se fjalët e tij janë një kambanë alarmi për vendin tonë.

“Unë nuk do të doja të tingëllojë i vrazhdë, por unë mendoj se Kroacia nuk ka nevojë për atë lloj marrëdhënieje, siç bëjnë Serbia dhe Shqipëria. Por unë nuk vendos për këtë dhe nuk i di detajet “, tha Milanoviç, raporton media Jutarnji list e Zagrebit.Kujtojmë se Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç ka qënë ish këshilltar për integrimin pranë Kryeministrit Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Korçarët e panjohur të Kosovës

Islamizimi – nën terrorin turko-sllav