in

Islamizimi – nën terrorin turko-sllav

Gani Mehmetaj

Kishat katolike të arbërorëve u shndërruan në xhami, kurse dy monumentet më përfaqësuese jo vetëm në Dardani: Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit me ferman të sulltanit iu dhanë në administrim priftërinjve sllavë, duke i dëbuar priftërinjtë arbërorë, megjithëse sllavë (serbë) në Pejë e në Deçan nuk kishte fare.

Pushtuesit serbë e turq nuk lanë gjurmë qytetërimi, por lanë vragë krimi. Asnjë objekt nuk mbeti pas sundimit të tyre. I shfrytëzuan objektet vendëse, i rrënuan shumicën prej tyre, ndërsa sheshet, rrugët e qytetet arbërore jo vetëm nuk i zgjeruan, por i ngushtuan, sepse në psikologjinë e tyre kolektive nuk vepronte mendësia e ndërtimit, por shpërfytyrimi i rrënimit. Pushtuesit sllavë kishat katolike e bizantine arbërore i përvetësuan, duke i proklamuar se kinse janë të tyret.Të njëjtën gjë e bënë edhe osmanët, rrënuan sheshe e objekte monumentale, duke ndërtuar tregje të ngushta orientale. Mbi objektet vendëse, ku ishin kishat e sheshet ndërtuan xhami e stalla kuajsh. Sipas modelit të Aja Sofisë në Kostandinopojë, pushtuesit turq i bënë të gjitha kishat katolike xhami. Asnjë kishë katolike nuk mbeti në Arbëri, pos në malësi, ku nuk mund të shkelnin. Nga sheshet e dikurshme mesjetare të gjera e të ndritshme, bënë çarshi orientale të errëta e dyqane me qepena. Hapësira e vogël ta zinte frymën ashtu si ta zinin frymën shtëpitë njëkatëshe me qerpiçë, e kundërta e kullave arbërore trekatëshe me gurë e frëngji.Patrikana e Pejës është shembull tipik kur një kishë e arbërorëve u bë kishë serbe me dekret të sulltanit dhe nën ndikimin e Mehmet Pashë Sokoloviqit, kryevezir turk me prejardhje serbe. Natyrisht, këtu ndërthureshin edhe interesat turke që mëtonin shqiptarët t’i kthenin në myslimanë, ndërsa u duhej ndihma e Patrikanës së Kostandinopojës- vasale e Perandorisë Osmane. Të gjithë priftërinjtë shqiptarë i dëbuan nga patrikana. Ikonat e kishës dëshmojnë për arbërorët protagonistë të transformuar në figura shenjtorësh me veshje vendëse. Popullata vendëse u detyrua të kthehej në myslimane, sepse priftërinjtë sllavë në marrëveshje me sundimtarët turq nisën t’i terrorizojnë e t’i trajtojnë skllevër, kështu që ata një herë e kërkuan mbrojtjen e sulltanit, por kur kjo mbrojtje u mungoi, atëherë u konvertuan në myslimanë, ose ikën maleve, kryesisht në Rugovë e në Bjeshkët e Nemuna.Manastiri i Deçanit është faltore tjetër e arbërorëve që iu mor me të njëjtin dekret vendësve dhe iu dha priftërinjve sllavë, megjithëse asnjë besimtar sllav nuk e kishin.Edhe këtu çdo gjë ka vulën arbërore, disa thonë të ritit katolik antik (bizantin), të tjerët të ritit katolik të Perëndimit (romak). Për pronësinë e këtij manastiri rrahin gjoks fisi i Shalës, të shumtë në Komunën e Deçanit e të Gjakovës, shqiptarë katolikë e myslimanë, por edhe fisi i Gashit. Ndërkaq, për Patrikanën e Pejës thuhet se u takonte rugovasve.Pikturat e Onufrit janë fshehur me fanatizëm, priftërinjtë serbë mëtonin të fshihnin përkatësinë e kishës, pikturat e Onufrit nuk i tregojnë me dëshirë as sot. Emri i Pal Dukagjini, aristokrat deçanas, me mbiemër të kumbueshëm, që zotëronte tokat e kullosat e manastirit dhe të kësaj krahine, ndeshet në regjistrat venedikas, por nuk përmendet në kronikat tona, ndërsa është fjala për Palin 200 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. A kishte lidhje Pal Dukagjini me familjen e Lekë Dukagjinit? Është vështirë të dokumentohet, sepse thuhet se ai trung u shua. Sigurisht Pali i Deçanit është tjetër. Një ushtarak italian e përmend në librin e tij, por nga literatura jonë nuk kemi ndonjë kumt.Fotografitë e shqiptarëve me veshje kombëtare gjatë festave të Pashkëve para Manastirit të Deçanit në shekullin XX janë dëshmi e përkatësisë së tyre. Malësorët rugovas që ia behën në grup në Patrikanën e Pejës, janë dëshmi tjetër se ata i takonin kësaj kishe.Ndërkaq, në qytetin e vjetër të Pejës ishte një kishë e madhe, mbase më e madhja në Rrafshin e Dukagjinit, që u shndërrua në xhami (Xhamia e Çarshisë), të cilën së fundmi e rinovuan italianët prapë në xhami). Mbi varret e krishtera, u hapën varret me gurë mermeri të myslimanëve shqiptarë të kamur. Ndërkaq, rrënojat e kështjellës së qytetit janë zhdukur me vite, ashtu sikurse kanë mbetur vetëm themelet e rrënojat e mureve të qindra kishave paleokristiane nga Rugova në Skenderaj.Sllavët e turqit ishin popuj nomadë, që shtëpitë e lëvizshme në formë të çadrës i merrnin me vete kudo, duke tërhequr zvarrë shpesh edhe familjet (sllavët), kurse turqit merrnin me vete haremin, një lloj shtëpie publike për ushtarakët e spahinjtë. Sllavët e turqit ishin hordhi nomadësh me organizimin ushtarak, pa traditë e kulturë qytetërimi, prandaj nuk lanë prapa rrugë, sheshe, godina monumentale, piktura, skulptura, art, letërsi, sikurse la prapa vetes Greqia antike apo Perandoria Romake.Sorbianët (serbët) nuk lanë gjurmë, sepse u mjaftonte plaçka e luftës. Perandoria Bizantine i nxori nga errësira, pasi i pushtoi dhe i disiplinoi disi, megjithëse kryesisht i përdori mercenarë e vrasës me pagesë. Vrasës me pagesë ishin edhe nën sundimin e Perandorisë Osmane.Prandaj, gjatë kësaj pranvere, kur bëmë shtegtime përnjohjeje nga Istogu në Prizren, nuk e gjetëm asnjë objekt për be që e lanë pushtuesit sllavë e pushtuesit turq. Dy-tri kishat monumentale katolike e bizantine, si Patrikana e Pejës e Manastiri i Deçanit u takonin arbërorëve deri në kohën kur kryeveziri turk me prejardhje sllave, Mehmet Pashë Sokoloviqi ( 1506 – 1579), ua dha në zotërim pronat e Kishën e Pejës, Manastirin e Deçanit, dhe të gjitha kishat katolike e bizantine në Dardani, priftërinjve sllavë për lojalitet e shërbime të mira, ndërsa i dëboi priftërinjtë arbërorë. Ishte kjo tronditja e dytë e madhe pas pushtimit osman. Atëherë filloi terri i dytë nga osmano-sllavët mbi Dardaninë, pjesë e Arbërisë. Atëherë nisi një dyndje e madhe e popullatës drejt maleve, ose drejt tokave austriake, trashëgimtare e Perandorisë së Shenjtë Romake.Të ndërsyer nga osmanët, priftërinjtë sllavë silleshin keq me popullatën arbërore katolike të Pejës e të katundeve, i trajtonin si skllevër, shkruan në një kronikë të kohës, drejtuar Vatikanit. Për terrorin e priftërinjve sllavë të Patrikanës së Pejës shkruan edhe akademiku Mark Krasniqi. Sipas dekretit turk, priftërinjtë serbë kishin të drejtë t’i vrisnin ata, t’i ndëshkonin me kamxhik, t’i fusnin nëpër bodrume e tortura të tjera. I vetmi shpëtim i arbërorëve, ashtu si ua sollën punën ishte të bëheshin myslimanë, ose të iknin nga sytë këmbët.Në ankesën e priftërinjve arbërorë drejtuar Vatikanit thuhet se priftërinjtë serbë i gjymtonin bujqit në rrethinat e Pejës, me lejen e pashait të qytetit, por natyrisht urdhri u vinte nga Porta e Lartë. Përfaqësuesit e arbërorëve të keqtrajtuar ia nisën një letër Sulltanit, duke u ankuar që autoritetet lokale nuk i mbrojnë nga terrori, mirëpo të dërguarit e Sulltanit u premtuan se do t’ua shpëtonin kokën po u kthyen në myslimanë.Kështu nisi vala e dytë e islamizimit të arbërorëve sipas kurdisjeve të Perandorisë Osmane dhe serbëve që i përfaqësonte kryeveziri turko-serb, Mehmet Pashë Sokoloviqi. Pashai turk vëllain e bëri të parin e Patrikanës së Pejës. Një pjesë e arbërorëve iu kundërvunë terrorit të priftërinjve sllavë e zaptive turke që e mbronin Patrikanën, mirëpo ndërhyri garnizoni turk i qytetit të Pejës, duke i vrarë kryengritësit e duke e masakruare popullatën katolike, ndërsa u doli në ndihmë serbëve të deleguar nga Stambolli. Kështu një pjesë e vendësve ikën maleve, një pjesë iu nënshtruan islamizmit dhe pjesa tjetër u tretë në Gadishullin e trazuar Ilirik.Gjendja ishte e njëjtë edhe në krahinat e tjera të Dardanisë. Kronikat, relacionet e ankesat shkuan lumë në Vatikan, por ndihma nuk u erdhi nga askund. Arbërorët mbetën të braktisur e të vetmuar, në mëshirën e pushtuesve turq e të armiqve edhe më të vjetër, serbëve.

Nga libri: “Qytetet e Ilirisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar Tiranën zyrtare për marrëdhëniet me Serbinë

Kolë Berisha-embleme e pavarësisë së Kosovës