in

Prekazi i Prekës

Desha ta ndaj këtë legjendë këtu, për një arsye të vetme, që si shqiptarë duhet t’i dijmë rrënjët tona, andaj duhet të kemi respekt për vëllëzërit tanë të besimeve tjera

Fshatrat Prekaz, Abri, Tërnavc, Mikushnicë dhe Galicë nga Drenica dhe fshati Lutogllavë në Dukagjin mbahen edhe sot të afërt nga përkatësia e gjakut. Kur takohemi i themi njëri-tjetrit kushëri.

Sipas legjendës, para disa shekujve, ishte një familje e madhe rreth 90-anëtarëshe, e besimit katolik, zot shtëpie e së cilës ishte Preka, i cili kishte djemtë me emrat që u shkojnë përshtat këtyre fshatrave dhe vajzën me emrin Galicë. Ndërsa nga vet Preka mbetet emri Prekaz.

Nga e gjithë kjo gojëdhënë, padyshim që diçka ka të vërtetë, sepse jo rastësisht është përcjellë ndër breza dhe të rinjve familja ua tërheq vërejtjen që të mos martohen mes vete nga këto fshatra.

Desha ta ndaj këtë legjendë këtu, për një arsye të vetme, që si shqiptarë duhet t’i dijmë rrënjët tona, andaj duhet të kemi respekt për vëllëzërit tanë të besimeve tjera. Fetë janë pjesë e evolucionit shoqëror, rrënjët janë në gjak. Andaj shqiptarëve ju duhen rrënjët më shumë sesa çdo ideologji fetare.

Ata që sot po punojnë kundër tolerancës fetare kudo në trojet shqiptare, janë në shërbim të armiqve me apo pa vetëdije. E kur të vijë koha për pendesë, mund të jetë vonë. 

(Driton Smakaj)

Lini një Përgjigje

LDK do të jetë parti e madhe gjithmonë

Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 60 vende