in

Policia goditet nga një veturë, shtie me armë për të neutralizuar rrezikun

Policia e Kosovës njofton se në përpjekje për ta parandaluar një automjet kontrabandë në veriun e Kosovës, ka shtënë në drejtim të tyre, pasi i njëjti ka goditur veturën e policisë dhe është larguar nga vendi. Sipas njoftimit, kontrabanduesit kanë rrezikuar jetët e policëve, dhe si të tillë po hetohen nga organet e rendit.

“Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës. Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, thuhet  në njoftimin e Policisë.

Personat e dyshuar, sipas të njëjtit njoftim, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.  Ndërsa lidhur me rastin, Policia e Kosovës thotë se ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.

E në anën tjetër, mediat serbe thonë se Policia Speciale e Kosovës ka shtënë në drejtim të një veture ku kanë qenë dy serb.

E pas këtij rasti, ka reaguar drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, sipas të cilit, njëri nga serbët është plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Kralevës. Petkoviq ka thënë se serbët nuk kanë dashur të ndalen për “t’u keqtrajtuar pa asnjë bazë dhe arsye nga policia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidentja Osmani në Selinë e Shenjtë, pritet nga Papë Françesku

Tenori Ramë Lahaj ka kritikuar ashpër Big Brotherin në Kosovë e Shqipëri