“Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbi, duhet t`i drejtojmë ose për në Shqipërinë bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thotë se është detyrë e pashmangshme t`i shpërngulim 465 000 shqiptarë”, shkruhej në programin serb.
Prof.Dr. Hakif Bajrami
Milosheviq (I.Daçiqi)-Sheshel-(A.Vuçiqi)-Arkan programuan shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1995-1999
Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë, i kishte sjellë 160 000 ushtarë dhe 22 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avancuar në gjenocid 1989-1999, “po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat”, që imagjinoheshin. Sipas Programit të kasapit Milosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, “shqiptarët blejnë mallra në Vojvodinë dhe Serbi me deviza. Atje shitoret janë të zbrazëta, ndërsa 13 5000 shqiptarë ishin larguar nga puna, Beogradi zyrtar, duke synuar për ta realizuar- “Programin jugosllav për Kosovën”, nga viti 1987, po shkonte edhe më larg: duke akuzuar së pari për ta gjetur faktin për sulm gjenocidal- “Shqiptarët duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe’. E shqiptarët e Kosovës ishin pa asnjë aeroplan, pa asnjë tanke, pa asnjë top, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shtrohej pyetja: a nuk është kjo kohë e raporteve të “ujkut dhe qengjit”? Madje KS OKB i kishte vënë RFJ SANKSIONE. Por, sipas dokumenteve që i posedojmë: bota arabe ia dhuroi 2 miliardë para kesh; firmat private gjermane 850 milionë marka; Franca 800 milionë dhe Italia 750 milionë marka gjermane. Këto para kishin shkuar në bankat ruse prej kah RFJ blinte armatim për t` i shfarosur shqiptarët.
Çka përmban programi i Qeverisë së RFJ-së për shfarosjen e shqiptarëve
Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-së dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë”. Ishte ky zbulim epokal i shkollës së Shën Savës dhe Gebellsit. Pra, e tërë propaganda serbe bëhej për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosin shqiptarët, duke i vrarë dhe përzënë nga trojet e veta, me qëllim që Kosova të serbizohet.
Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300 000 shqiptarë (1981-1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milionë marka gjermane. Programuesit e gjenocidit serbian shkojnë edhe më tej. Para syve të 182 000 ushtarëve dhe policëve serbianë të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i “kishin plaçkitur nëpër banka 3, 8 miliardë marka gjermane”. Madje me arin, plumbin, zinkun, kromin, bakrin e grabitur i “kishin edhe 2, 7 miliardë marka” kesh. Ndërsa nga laboratorët medicinalë, sipas treshes: Millosh-Sheshel-Arkan- Daçiq-Vuçiq, shqiptarët i kishin grabitur 1, 5 miliardë marka”. Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnjë 1991-1995). Por akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botëror se “shqiptarët duhet t`i vrasim dhe terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë” nën fashizmin e tyre.
Për ta arsyetuar aventurën gjenocidale programuesit serbianë mbështeten në ‘histori’ bizare
Hartuesit e Programit fashist serbian, për t`ia trasuar vetes rrugën e vetëvrasjes, si pikënisje e marrin vitin 1941, që sipas tyre, nga Shqipëria në Kosovë, “paskan ardhur 465 000” emigrantë. Shtrohet tash pyetja: kah ‘erdhi’ kjo masë popullore shqiptare, nga Marsi, nga Jupiteri, por që askush, nga shtypi, okupatori apo ndonjë burim i kohës, për këtë “aventurë invazive shqiptare”, nuk e shënoi asnjë informatë kurrë! Po e them në bazë të dokumenteve arkivore të SPB (hulumtuar më 1978), në bazë të hulumtimit të dokumenteve të Rajhut (Gjerman) të Tretë, se nga Shqipëria bregdetare, në Shqipërinë kontinentale (Kosovë) më 1941-42, kishin ardhur nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, përmes Bedri Pejanit, Qazim Komonit dhe Fuat Dibrës e sidomos Ernest Koliqit nja 300 mësues, sepse okupatori i ri nuk donte popull analfabet, sepse nuk e kishte në plan as ta vrasë, e as ta deportojë (shpërngul) dhe t`ua grabitë tokën deri në derë të kasolles si veproi Serbia okupatore (Jugosllavia 1918-1941), e as të djegë me shtëpi anëtarët e familjes në zjarr si kishte vepruar pushtetit serbian përmes Punisha Raçiqiqit, Tomë Popoviqit, Miliq Krsta, Bozhidar Paunoviqit, të gjithë të dirigjuar nga komisari Mihajlo Ceroviq, me seli së pari në Mitrovicë e pastaj në Shkup 1918-1941, duke përdorur çdo metodë barbare. Madje, sipas Programit (sllavofil 1994), para hundës së Gestapos, ABVER-it, SIM-as, MI6 paskan ardhur nga Shqipëria 465 000 persona në Kosovë, pa i parë askush. Gjithnjë sipas Programit (1994), nga Kosova qenkan larguar nga viti 1966 e deri më 1989 mbi 350 000 serbianë”. Madje, pushteti komunist më 8 shkurt 1945, në Kosovë vendos diktaturë ushtarake, i sjell tri divizione serbe, një brigadë maqedonase, dy brigada malazeze, dhe në këtë militarizëm, shqiptarët paskan bërë presion që mos të kthehen kolonët sllavë, duke e përligjur këtë më 6 mars 1945. Nuk e cekin fare Programuesit gebelsianë (Milosh-Daqiq;Sheshel-A. Vuçiq;-Arkan), vrasjet masive në Kosovë nga diktatura ushtarake titiste, sidomos në Ferizaj, Gjilan, Rugovë, Llap e sidomos në Drenicë; nuk e theksojnë në anën tjetër se më 1 prill 1945, Politbyroja e KQ PKJ-së lansoi kushtrimin: “Të gjithë kolonët duhet të kthehen në Kosovë”. Programuesit fashistë të lartcekur nuk e theksojnë se më 1938 Jugosllavia e krajlit kishte lidhur Konventë me Turqinë, kishte sjellë Ligj, që çdo familje shqiptare mund t` i ketë vetëm 0, 40 arë tokë, kurse çdo familje sllave mund t` i ketë së pakut 45 hektarë tokë pune. A nuk i thonë këtij veprimi gjenocid?! Ku mund të gjendet kësi fashizmi në botë. Për këtë dëshmitarë janë dokumentet zyrtare serbe 1935-1939; 1945-1966; 1989-1999.
Sipas Programit, S. Milosheviq-I.Daçiq; V.Sheshel- A.Vuçiq=Arkan, edhe pas vitit 1995, shqiptarët kishin djegur 65 000 shtëpi sllave në Kosovë (!!!?). E ku kanë ngjarë ato “diegie” asnjë burim për be nuk mund të gjendet, madje as nga diktatura ushtarake gebelsiane e 8 shkurtit 1945, as nga neofashizmi i Miloshit 1989-1999. Dhe ai dëm qenka rilajmëruar gjatë viteve 1966-1981. E përkthyer në shqip kjo do të thotë se vetëm terrori serbian ndaj shqiptarëve, mund ta mbajë Kosovën nën okupim. Gjatë kësaj periudhe sipas programuesve, shqiptarët i paskan grabitur 55 000 hektarë tokë të serbëve. Në cilat vise, në cilin planet? Shqiptarët i paskan shembur 125 shkolla, muze, kisha, biblioteka, shtëpi kulture. Madje në 36 fshatra serbe qenkan shkatërruar varret”!!! Dokumentet serbiane dëshmojnë të kundërtën se vetë udbashët i kryenin këto punë të liga dhe ua veshnin shqiptarëve, me porosi të KOS-it. Para syve të kujt ngjajnë këto “mizori” fiktive?! Shtrohet tash pyetja, ku dhe kur kanë ngjarë këto mizori. Askush nuk e ka shënuar, madje as pushteti i tyre gjakatar që ishte mbi çdokënd, nuk paska mundur ta dinte?!!!.
Sipas Programit fashist serbian në Kosovë jetuakan 1 665 000 banorë, prej tyre 83% shqiptarë, ose 138 000 banorë, dhe 285 000 serbë, ose 17 %. Shtrohet pyetja: a e bëri Serbia regjistrimin e popullsisë më 1991, e kur në regjistrim u përgjigjën vetëm sllavët. Nga ky regjistrim del saktësisht se në Kosovë ishin 191 216 serbë. E regjistrimin e kanë bërë vetëm serbët, askush nga shqiptarët nuk u është përzier në punë.
Programuesit pyesin: “Si ta pengojmë krijimin e Shqipërisë Madhe”
Duke i pasur këto shifra, prapë përpiluesit e Programit shtrojnë pyetjen: “Po krijohet Shqipëria e madhe”? Po krijohej në atmosferë e luftës së qengjit me ujkun. Dhe autorët e Programit, vijnë në pikën kritike duke shtruar pyetjen: “SI TA PENGOJMË KRIJIMIN E SHQIPËRISË SË MADHE”? Kjo pyetje u vërtetua më 1998-99 se fjala ishte si të krijohet Kosova e sllavizuar, si Toplica (Mos lexoni asgjë tjetër, por vetëm dokumente serbe, e ato flasin vetë-HB). Dhe përgjigjen vetë: “shqiptarët nuk po përgjigjen me luftë (1991-1994), sikurse sllovenët, kroatët, boshnjakët”?. Shkaqet, programuesit e serbizimit të Kosovës i gjejnë: “Nuk guxojnë, sepse Serbia do t`i shfaroste në tërësi; e nuk kanë garanci nga Fuqitë e Mëdha; shqiptarët jetojnë mirë në Kosovë edhe pse zhvillimi ekonomik i tyre ishte sa 31% i mesatares në Serbi”. Edhe kjo varfëri e skajshme shqiptare, për serbët duhej të luftohej dhe zhvillimi të jetë edhe më i ulët. Ja pra çfarë pushteti na ofrohej nga neofashizmi serbian.
Çka sugjerojnë programuesit për shqiptarët
Shqiptarëve, thonë programuesit, duhet t` u përgjigjemi: “ta fillojmë luftën ekonomike;Serbisë nuk i duhet Kosova pa serbianë dhe malazezë. Prandaj, u shpallim luftë shqiptarëve, sepse Kosova duhet të krijohet si tokë e shenjtë serbiane (1994-95).Pra, pas Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës, radhën e kishte Kosova të provohet për t` u serbizuar, për të ia lëshuar radhën Maqedonisë.
Për ta krijuar realitetin e ri, për t`i vënë shqiptarët para aktit të kryer, programuesit pyesin: çka duhet të bëjmë, duke filluar t` i numërojnë detyrat e tyre: 1. Në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, shkruajnë neofashistët serbianë, do t` i largojmë shqiptarët emigrantë, sepse kjo është në harmoni me Kartën e OKB dhe për këtë duhet ta lajmërojmë Sekretariatin e OKB-së; 2. Shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbi, duhet t`i DREJTOJMË ose për në Shqipërinë bregdetare, ose në Maqedoni. Kjo do të thotë se është detyrë e pashmangshme t`i shpërngulim 465 000 shqiptarë. Në pronat e tyre, do t`i sjellim serbët e malazezët. Në ato prona që do të lirohen, banorët serbë nga Kroacia, duhet t` i sjellim në Kosovë, sepse atje çdo gjë u është djegur”. Nuk e thonë me fajin e kujt. Jo vetëm këta fatzinj (që vetë i kishin kthyer në fatzinj, me sloganin e tyre “të gjithë serbët në një shtet”. Pra në kushtet e reja, duhet në shtëpitë e shqiptarëve që do të shpallen emigrantë, të vendosen edhe oficerët nga Sllovenia, Kroacia e Bosnja. Me këtë politikë, do ta sigurojmë ardhjen e sllavëve në Kosovë, së pakur për 500 000 persona, në mënyrë që të kemi në Kosovë 51-54% serbë e 49-46% shqiptarë. Dhe për ta arritur këtë qëllim në serbizimin e Kosovës duhet shpallur të pavlerë çdo kontratë në mes shqiptarëve dhe popullit shtetformues serbian. Me pavlerësimin e kontratave mbi pronat, duhet me çdo kusht ta rrisim numrin e serbëve në 56/7%.” (Vijon)