in

Nimanbegu i bindur se Kosova me fusnotë është vendosur me qëllim

Vetëm katër ditë nga emërimi i kabinetit të ri qeveritar, Ministria e shëndetësisë në dokumentin e publikuar mbi masat e reja kundër COVID 19, vendos Kosovën me fusnotë. Kjo çështje nuk ka ndodhur më parë, për vetë faktin se Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Menjëherë pas reagimeve të shumta në media, ky dokument është tërhequr nga sajti i qeverisë dhe ministria e shëndetësisë është deklaruar se ka ndodhur një gabim teknik gjatë përgatitjes së tabelës me masat e reja kundër pandemisë Covid 19.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar deputeti Genci Nimanbegu, i cili në deklaratën e tij për Antena M, tha se është i sigurtë se për vendosjen e fusnotës pranë Kosovës, nuk është bërë pa qëllim.

“Jam absolutisht i sigurtë se ylli pranë Kosovës, nuk e kanë bërë pa qëllimi”-theksoi Nimanbegu.

Nimanbegu tha se ky është një zhgënjim shumë i shpejt ndaj veprimeve të qeverisë së re, dhe se ministria e ka paraqitur këtë çështje si gabim teknik për shkak të reagimeve në media.

“Ne jemi frikësuar nga politikat e njerëzve të grumbulluar rreth KOS-it, e kemi ditur se do të dalë në pah, por jo kaq shpejtë. Kjo është pyetja e duhur e cila duhet tu bëhet Krivokapiqit dhe Radulloviqit dhe të shohim se cili do të jetë reagimi i tyre ndaj kësaj çështje. Krivokapiqi është zotuar se këto çështje nuk do të jenë pyetje të Qeverisë.

Reagimi i ministres së shëndetësisë, është shenjë e qartë se qëllimet e kësaj Qeveri nuk janë të sinqerta. Përgjegjësia mbi këtë qëndrim, nuk është vetëm e ministreshës, por edhe i kryeministrit dhe i zëvendëskryeministrit, i cili shpresoj se së paku kësaj radhe nuk do të thotë “ njerëz mos çoni tensione, nuk është kjo me rëndësi”, ka përfunduar Nimanbegu.

Lini një Përgjigje

Ambasadori Dedaj rezulton pozitiv me koronavirus

Plani serb për shfarosjen e shqiptarëve në vitet 1994-1999 (3)